Shpallja e fituesve në të gjitha degët e studimeve të Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës ndalet në vlerësimin e dy kritereve.
Kriteri i parë është vlerësimi nëpërmjet mesatares së gjimnazit. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (e cila do llogaritet si mesatare e thjeshtë), vlerësohet me 50 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve.
Ndërsa kriteri tjetër, që vlerësohet po me të njëjtën peshë, është mesatarja e lëndëve prioritet. Konkretisht, sa i takon këtij treguesi, bëhet e ditur se nota mesatare e gruplëndëve (për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e Maturës Shtetërore) vlerësohet me 50 për qind, e cila ndahet sipas këtyre lëndëve: “matematikë 15 për qind, ekonomi 15 për qind, fizikë 10 për qind, si dhe gjuhë e huaj 10 për qind”.
p.k/dita
