Ndryshe nga institucionet e tjera të arsimit të lartë, Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës ka vendosur që edhe për garën e 2019-s, të zbatojë të njëjtat kritere për përzgjedhjen e studentëve të rinj.
Dita bën me dije se në vendimin më të fundit të marrë nga dekanati i këtij fakulteti, saktësohet se përzgjedhja e fituesve që do të vijojnë studimet për herë të parë në degët e Ekonomikut përgjatë vitit që vjen do të përcaktohet sërish nga mesatarja e shkollës së mesme, si dhe ajo e lëndëve formuese prioritet. Secili prej këtyre dy kritereve do të ketë të njëjtën peshë në përzgjedhje.
- “Kriteret e pranimit të studentëve të ciklit të parë të studimeve në Fakultetin e Ekonomisë për vitin akademik 2019-2020 do të jenë të njëjta me ato të viteve akademike 2016-2018. Kriteri i parë është vlerësimi i mesatares së shkollës së mesme. Konkretisht, mesatarja e gjimnazit vlerësohet me 50 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve. Kjo mesatare përfshin notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, si dhe ato të provimeve të Maturës Shtetërore 2019”, shkruan Dita.
2. Ndërsa kriteri i dytë i vlerësimit që do të llogaritet po në masën 50 për qind është mesatarja e gruplëndëve formuese (për të gjitha vitet ku shtrihen lëndët, përfshirë dhe notat e Maturës Shtetërore).
Në gruplëndët formuese përfshihen:
- Matematika me një peshë 15 për qind
- Ekonomia me një peshë 15 për qind
- Fizika me një peshë 10 për qind
- Gjuha e huaj me një peshë 10 për qind
“Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i përcillet Qendrës së Shërbimeve të Arsimit që të informojë strukturat përkatëse të arsimit të mesëm në Republikën e Shqipërisë”, detajohet në vendimin e marrë nga dekanati i Fakultetit Ekonomik.
p.k/dita

Ju lutem ,a e fitoj une nje nga deget e fakultetit te ekonomise Ku nota mesatare eshte 7.42 ( nota e the viteve + notat e provimeve ) .Ju luter me ktheni pergjigje sepse me pelqen shume ky fakultet Faleminderit