Studentët që duan të ndjekin studimet e nivelit të dytë “Master i shkencave” në një nga universitetet publike të vendit (bazuar edhe në kushtet e vendosura nga Ligji i Arsimit të Lartë), duhet që të përmbushin detyrimin dhe të dorëzojnë një certifikatë ndërkombëtare të njohur nga MASR, për një nga pesë gjuhët e huaja të BE-së,: “Gjuhës angleze, frënge, gjermane, italiane, si dhe asaj spanjolle, sipas niveleve të përcaktuara në tabelën që e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

“Ndërsa studentët e regjistruar përpara muajit tetor të vitit 2015 për përfundimin e studimeve të nisura në këtë cikël kanë të njëjtin detyrim për mbrojtjen e gjuhës së huaj, si në sezonet e mëparshme, pra duhet të dorëzojnë dëshminë e njohjes së gjuhës angleze në nivelin A1”, shkruan Dita.
p.k/dita

Me vjen keq po me sa shoh informacioni per certifikatat e gjuheve te huaja, te pranuara zyrtarisht nga MASR, nuk eshte plotesisht i sakte!!!! Mungon certifikata PLIDA ne gjuhen italiane, e pranuar se fundi nga MASR?!!!!