Studimet në universitetet franceze, studimi deri në 22 janar

anazapta

Zbardhen afatet dhe procedurat që duhet të ndjekin maturantët, si dhe kandidatët e tjerë që duan të vijojnë studimet e larta në një nga universitetet franceze. Ambasada e Republikës së Francës në Tiranë ka bërë të ditur se për vitin 2014-2015, materialet e aplikimit për pranimin paraprak të kandidatëve të huaj në ciklin e parë të studimeve (universitete dhe shkollë arkitekturë) në Francë, mund të tërhiqen pranë zyrave të Shërbimit të Bashkëpunimit dhe Veprimit Kulturor të kësaj Ambasade deri në datën 22 janar 2014, çdo ditë, nga e hëna në të enjte, gjatë mesditës. Ky është dhe afati i përcaktuar për dorëzimin e kërkesës së aplikimit, së bashku me dosjen e dokumenteve që kërkohen për secilin aplikant. Mbas dorëzimit të dokumentacionit, aplikantët do t’i nënshtrohen një provimi lidhur me njohjen e gjuhës frënge (TCF), i cili do të organizohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në datën 10 shkurt 2014. Ky provim është i detyrueshëm për të gjithë aplikantët, me përjashtim të nxënësve të seksioneve dygjuhëshe dhe nxënësve që kanë nivelin “Delf B2” dhe “Dalf C”. Në momentin e dorëzimit të dosjes së regjistrimit, kandidati që do të kalojë testin duhet të paguajë 65 €. Lidhur me informacionin e detajuar të aplikimit për procedurën e regjistrimit (e cila realizohet në gjuhën frënge), studentët shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin studimet në ciklin e parë universitar në Francë, t’i referohen adresave online në vijim: http://www.ambafrance-al.org/IMG/pdf/Procedure_d_inscription_2014.pdf, ose http://www.archi.fr/ECOLES/. Në këto adresa do të mund të mësojnë edhe vendet e lira që ofrohen nga universitetet franceze në profile të ndryshme studimore.

Share This Article
1 Comment
  • Pershendetje isha e interesuar per te vazhduar studimet e larta ne degen infermieri e pergjithshme ne France pas perfundimit te dy viteve te para ne Shqipëri . Ju lutem nqs mundeni te me informoni ne lidhje New dokumentat dhe hapat qe duhen ndjeku per regjistrimin ne universitet .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *