Studimet në Universitetin Politeknik/ Ja sa sezone provimi do të zhvillohen në ciklin “Bachelor” dhe “Master”

Ornela

Pranvera Kola

Po vijon tashmë normalisht procesi mësimor nëpërmjet prezencës fizike në auditore në të gjitha strukturat publike të arsimit të lartë në vend.

Për të orientuar studentët, universitetet kanë shpallur tashmë nëpërmjet guidave orientimet e duhura në lidhje me zhvillimin e procesit mësimor përgjatë vitit akademik 2021-2022 ku përcaktohen periudhat e zhvillimit të mësimit, periudhat kur do të zhvillohen sezonet e testimeve, tarifat e ndjekjes së studimeve në çdo program, si dhe shumë informacione të tjera të nevojshme për studentët.

Lidhur me sezonet e testimeve, në guidën e shpallur për studentët, autoritetet e Universitetit Politeknik të Tiranës bëjnë me dije se referuar “Rregullores së Zhvillimit Kurrikular dhe Mësimdhënies në UPT”, janë tre sesione të përcaktuara provimesh që do të zhvillohen për studentët në të dy ciklet e studimit “Bachelor” dhe “Master” (sesioni i dimrit, sesioni i verës, si dhe sesioni i vjeshtës).

Sezonet e provimeve do të zhvillohen pas 14 javësh mësimi. Po sipas rregullores, në përfundim të dy sezoneve të para studentët që janë të pakënaqur me notat e marra në provime do të mund të bëjnë edhe përmirësimin, por vetëm për dy lëndë të caktuara. “Studenti, pas mbarimit të sesionit të verës, ka të drejtë të kërkojë në sekretarinë mësimore të hedhë 2 lëndë të vitit që sapo ka përfunduar për përmirësim. Kështu, mund të përserisë 2 provime të vitit që sapo përfundoi me qëllim përmirësimin e notës”, përcaktohet në rregullore.

Gjithahshtu është konfirmuar edhe sasia e krediteve që duhet të grumbulloni për secilin vit akademik. Në çdo vit mësimor të ciklit “Bachelor” zhvillohen lëndë, tërësia e të cilave përmban 60 kredite. Kreditet e nevojshme për të kaluar në vit të dytë janë 30, ndërsa kalimi në vit të tretë kërkon 80 kredite nga të dy vitet parardhëse. Nuk ka asnjë lloj detyrimi përqindja që zë viti i parë apo i dytë në sigurimin e kësaj sasie kreditesh që duhen për të kaluar në vit të tretë.

Pasi studenti të ketë shlyer të gjitha detyrimet (provime + dorëzime detyrash) ka të drejtë të hyjë në provimin përfundimtar rezultatet positive të të cilit konfirmojnë mbylljen me suskes të studimeve të ciklit të parë. Krahas provimit përfundimtar diplomim mund të bëhet edhe temën për mbrojtjen e diplomës. Është vetë fakulteti që nëpërmjet rregullores së brendëshme përcakton se në cilat raste diplomimi do të bëhet nëpërmjet provimit përfundimtar, si dhe nëpërmjet temës.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *