Vit pas viti numri i divorceve në Shqipëri është duke u rritur.
Sipas një studimi të Open Data Albania, vitin e kaluar 16 në 100 martesa kanë përfunduar me divorc.
Studimi sjell edhe disa të dhëna të tjera interesante në lidhje, të cilat janë renditur më poshtë.
Nëse në vitin 1990 shënohen njëzetë e tetëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e dy martesa, në vitin 2013 shënohen njëzetë e tremijë e tetëqind e njëzet.
Pra, në harkun kohor të njëzetë e tre viteve numri i martesave ka pësuar një rënie prej 18%.
Qarku me numrin më të lartë të martesave është ai i Tiranës, në të cilin në vitin 2013 janë kurorëzuar në martesë 5 231 çifte.
Ky qark përbën 22% të totalit të martesave të këtij viti.
Qarqe të tjera që kanë pasur numër të madh martesash janë dhe Elbasani, Fieri e Durrësi me mbi dymijë martesa të regjistruara pranë Gjendjes Civile.
Në raport të zhdrejtë me martesat numri i divorceve ka pësuar rritje në këto 23 vite. Nga dymijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë divorce të shënuara në vitin 1990, në tremijë e shtatëqind e dyzetë e shtatë në vitin 2013.
Në vitin 1990, për njëmijë banorë realizoheshin 8.9 martesa, ndërsa në vitin 2013 ky indikator ishte 8.2.
Në këtë vit për çdo njëqind martesa që realizohen gjashtëmbëdhjetë përfundojnë në divorce./b.l
Kur te behet divorci,Rama Meta,do shohim gallate,,,,,,,,,,,,