Studimi: Amerikanët hedhin në plehra 150 000 tonë ushqime në ditë

Leda Hysa

 

Një studim bën të ditur se, amerikanët hedhin në plehra rreth 150 000 tonë ushqime në ditë, ose e barasvlefshme me më shumë se 400 gramë për persona.

Frutat dhe perimet ishin ato që hidheshin më tepër.

Ky ushqim që shkon i gjithi në koshin e plehrave është kultivuar në afro 7% të tokave bujqësore amerikane dhe mijëra miliarda litra ujë që janë përdorur për prodhimin e tyre, sipas një artikullit të publikuar në gazetën “PLOS One”.

Kjo korrespondon gjithashtu me 30% të kalorive që konsumohen çdo ditë nga çdo shtetas amerikan. Frutat dhe perimet përbëjnë 39% të gjithë këtyre produkteve, të ndjekura nga produktet e qumështit (17%), mishit (14%) dhe drithërat (12%).

Në mesin e produkteve që kanë më pak mundësi për të përfunduar në koshin e plehrave renditen patatinat, vaji, produktet me sheqer dhe pijet pa alkool.

Regjimet ushqimore të cilësisë më të lartë bazohen në sasitë më të bollshme të frutave dhe perimeve, që përfundojnë në kosh në sasi më të mëdha se produktet e tjera.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • …… e habiteshme….. mos e beso po deshe, neper kryqezime rrugesh ne qytetet amerikane shikon homeless qe varin tabela ne gjoks dhe kerkojne ndihme : “Kam uri”

  • Po normal sepse kane nje stil jetese te shpifur dhe depresiv.

    Ne Europe, ne shumicen e qyteteve ke tregjet e fshatareve ku mund te shkosh e te blesh fruta e zarzavate te fresketa. Plus qe ne Europe ke edhe kohe te mjaftueshme per te gatuar Brenda dites.
    Ne Ameriqi, njerezit shkojne si te babezitur ne supermarkato e blejne me shumice, mbushin karrocat plot e shkojne ne shtepi te lumtur. Mund te shkojne ne supermarkato edhe ne 12 ne nates sepse nuk kane kohe tjeter.
    Blerja me shumice ben qe edhe ushqimet te shkojne dem sepse rritet koha e mbajtjes se tyre ne shtepi (frigorifer).
    Amerika eshte shperdoruesi me I madh I ushqimit, dhe eshte e drejte ajo qe shkruhet me siper nga nje komentues qe neper keyqezime shikon njerez qe kerkojne ndihme.

    Modeli amerikan eshte modeli me I shemtuar qe ekziston.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *