Hulumtuesit e një qendre mjekësore në Kansas kanë demonstruar se aspirina dhe ilaçe të tjera me të njëjtën përbërje, ndikojnë pozitivist në kurimin e kancerit të gjirit, duke bllokuar qelizat kanceroze, duke penguar përhapjen e tyre në pjesë të tjera të organizmit të femrës ashtu si dhe ndihmon në mbrojtjen e pacientëve që janë në fazën e metastazave.
Sipas specialistëve të njësisë së hulumtimit onkologjik, e kryesuar nga doktori Sushanta Banerjee, problemi kryesor që shfaqet gjatë kurimit të kancerit të gjirit është se shpesh rikthehet pas 5-10 viteve, informon “Medical Press”. Një pjesë e qelizave kancerogjene janë qelizat nënë që i mbijetojnë kimioterapisë dhe “kalojnë në gjendje të heshtur”.
Kur “zgjohen” qelizat shndërrohen në tumore shumë agresivë, kurimi i të cilëve është i vështirë. Eksperimenti i kryesuar nga Banerjee ka treguar se molekulat e acidit acetilsalicilik ndikojnë negativisht në jetën e qelizave kanceroze. Me një dozë të madhe aspirine ato vdesin dhe me përqendrime relativisht të vogla shtimi i tyre ndalet.
Për më tepër, molekulat e aspirinës bllokojnë mundësinë që indet e gjirit të shndërrohen në një lloj qelize kanceoregjene të veçantë, e aftë për të lëvizur në pjesë të tjera të trupit. Sipas mjekëve këto qeliza janë shkaku kryesor i rishfaqjes së kancerit pas operacioneve dhe kimioterapisë.
Mjekët pohojnë se pirja e aspirinave pas kimioterapisë, apo konsumimi i rregullt i tyre mund të mbrojë femrat nga metastazat, madje dhe nga shfaqja e sëmundjes. /DITA
