Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut dhe që marrin vazhdimisht paracetamol, mund të jenë duke i shtuar vetes rrezikun e atakut në zemër dhe hemoragjisë cerebrale.
Mjekët që lëshojnë recetat, duhet të mendojnë për rreziqet dhe përfitimet për pacientët që e marrin këtë mjekim për disa muaj me radhë, thonë studiuesit e Universitetit të Edinburgut.
Marrja e qetësuesve për dhimbje koke dhe ethe është e sigurt, theksojnë ata, por nevojiten kërkime të zgjeruara për të parë efektet në kohë tek individë të caktuar, shkruan BBC.
Paracetamoli përdoret gjerësisht në mbarë botën si mjekim i shpejtë për të lehtësuar dhimbjet, megjithatë ai jepet edhe për mbajtjen nën fre të dhimbjeve kronike.
110 vullnetarë iu nënshtruan verifikimeve; dy të tretat e tyre merrnin ilaçe për hipertension.
Në njërën nga provat, atyre iu kërkua te merrnin 1gr paracetamol katër herë në ditë për dy javë, një dozë e zakonshme kjo për pacientët me dhimbje kronike dhe më pas pilula placebo, për dy javë të tjera.
Eksperimenti tregoi se paracetamoli rriti presionin e gjakut, “një nga faktorët kryesore të rrezikut për atak në zemër e në tru. Studiuesit këshillojnë mjekët që të fillojnë pacientët me dhimbje kronike me një dozë sa më të ulët të paracetamolit.
a.m/dita

Paracetamoli eshte nje anti-inflamator shume i mire. Gjithashtu Aspirina eshte nje hollues efikas gjaku. Te gjithe ata qe jane helmuar me ” Vaksinat ” Covid, mund te kene inflamacione kronike ose/dhe mikrotromboza. Te dy medikamentet ndihmojne ne trajtimin e ketyre simptomave, ne doza te moderuara. Neqoftese jeni vaksinuar dhe me pas keni krijuar presion te larte arterial, ka mundesi qe ju jane krijuar mikrotromboza. Te gjithe te Vaksinuarit duhet te bejne testin qe quhet D-Dimer. Neqoftese ky test del mbi parametrat normal, shanset jane qe keni apo po krijoni tromboza ne trup.