I shohim rrugëve po rrallë e vrasim mendjen. Ja nga kanë ardhur

editor
ROMET MBLEDHIN HEKURISHTE PER SKRAP - Nje familje rome me motociklete, duke kerkuar sende plastike apo hekurishte per skrap, prane Unazes se Madhe, ne Kopeshtin Botanik, nje dite para zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit.

Prej shekujsh romët jetojnë në Europë, përfshirë Shqipërinë. I shohim rrugëve po rrallë e vrasim mendjen nga kanë ardhur.

Meqenëse gjuha e tyre romanes, bazohet në traditën gojore dhe nuk ekziston tradita e shkruar, për shkencën përbën një vështirësi të madhe që të vertetojë historinë e sidomos lëvizjet e kësaj popullate.

Por një studim i botuar në revistën shkencore “Current Biology” për përbërjen gjenetike të grupeve të ndryshme rome në Europë e lokalizon më mirë vendin e origjinës.

Sipas këtij studimi romët kanë origjinë indiane. Lëvizja e romëve sipas të gjitha gjasave  ka nisur nga rajoni veriperëndimor i Indisë para rreth një mijë e pesëqind vjetësh.

Sot në Evropë jetojnë afro 11 milionë romë. Grupet më të mëdha janë në Serbi, Hungari, Rumani dhe në Spanjë.

Përhapja e tyre e madhe në Spanjë në studimet e mëparshme shpjegohej me prejardhjen nga kontinenti afrikan. Supozime të tilla tani janë të përjashtuara përfundimisht.

b.m. / dita

Share This Article
5 Comments
  • Si thote dhe Prizreni me siper ,me te ndyre nuk ka ,ne Kosove i kane mbajtur e i kane ndihmuar si te ishin Shqiptare ,dhe ne fund nuk lane gje pa bere

  • Ketu ne Itali romet po i bejne “zbor” shtetit italian duke perfituar nga ligjet shume te dobta qe jane ketu. E majta “e semure” italiane eshte si te thuash mbrojtesa e tyre por pasojat i vuan populli italian. Personalisht te kisha diçka ne dore do ti ktheja te gjithe nga kane ardhur Rumania, Bosnja, Serbia etjere. Asnjeri nga ata nuk punon dhe skane nderment te integrohen siç thote Brukseli “europian”!..
    Eshte kjo qe kurre sdo te doja qe Shqiperia te futet ne BE. sepse Brukseli do ta “mbyse” ate me rome, klandestine afrikan etjera si keto!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *