Studimi britanik: Rastet e rënda të Covid-it shkaktojnë dëmtime të kujtesës

Amelda Amelda

Një studim i ri i shkencëtarëve nga Universiteti i Kembrixhit dhe Kolegji Imperial në Londër, ka zbuluar se njerëzit që kalojnë infeksione të rënda nga COVID-19 kanë probleme me kujdesën. Sipas Sky News, nga stuimi i tyre thuhet se efektet e infeksionit me koronavirus qëndrojnë tek pacientët edhe më shumë se gjashtë muaj pas sëmundjes.

Ka një numër në rritje të provave që Covid-19 shkakton probleme të shëndetit mendor, edhe pacientët e shëruar por që ende kanë simptoma disa muaj pas infektimit.

Simptomat që  përfshihen sipas shkencëtarëve janë lodhje, mjegull të trurit, probleme në kujtimin e fjalëve, pagjumësi, ankth dhe madje edhe çrregullim të stresit. Studiuesit testuan 46 individë që morën kujdes spitalor për COVID-19 në Spitalin Addenbrooke në Kembrixh.

Individët iu nënshtruan testeve të detajuara mesatarisht gjashtë muaj pas sëmundjes së tyre akute duke përdorur platformën Cognitron.

Studiuesit vlerësojnë se madhësia e humbjes së kujtesës është mesatarisht e ngjashme me atë të pësuar nga mosha 20 vjeç, midis 50 dhe 70 vjeç, dhe se kjo është e barabartë me humbjen e 10 pikëve të Koeficienti i inteligjencës (IQ).

a.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • Nuk i shkatkton Covidi, por gjilpera. Perse nuk thoni se jane te injektuar me Vaksinen? Apo nuk i intereson axhendes?

    Media koti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *