Njerëzit e moshuar dhe obezë janë më të rrezikuar të hospitalizohen nga koronavirusi se sa ata që vuajnë nga kanceri apo sëmundjet e mushkërive.
Dy studime të universitetit të Nju Jorkut në mbi 8,000 pacientë zbuluan se të jesh mbi 65 vjeç ose të kesh indeks të peshës trupore (BMI) mbi 30 (pra të jesh obez) ishin predispozitat kyçe që bënin njerëzit të spitalizoheshin.
Studiuesit panë se rreth gjysma e pacientëve të hospitalizuar me koronavirus ishin 65 vjeç e sipër.
Shkencëtarët bien dakord se mosha e madhe ishte një prej treguesve kyç të atyre që mund të shtrohen në spital e të kenë nevojë për kujdes intensiv mjekësor.
Ndërsa një studim tjetër vuri re se pacientët nën 60 vjeç ishin dy herë më të rrezikuar për të pasur nevojë për kujdesje intensive mjekësore apo pajisje të frymëmarrjes artificiale nëse ishin obezë, duke e bërë kështu obezitetin treguesin e dytë më të rrezikshëm për ata që sëmuren nga koronavirusi.
Përbënte habi për kërkuesit fakti se nuk kishte lidhje të fortë midis atyre që konsumonin duhan dhe atyre që ishin në gjendje të rëndë shëndetësore prej Covid-19.
j.l./ dita
