Renditja e liderëve më të mirë në Facebook, ja ç’vend zë Edi Rama

Ornela

Rrjeti social i Mark Zuckerberg-ut mban profilet e 87 krerëve të shteteve, 82 shefash qeverish dhe 51 kancelarëve.

Pothuajse 90 për qind e qeverive në botë kanë një faqe zyrtare në Facebook, sipas një studimi të ri.

Kompania lider në botë për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, Burson-Marstellere ka zbuluar se 169 nga 193 vendet anëtarë të OKB-së kanë faqe zyrtare në Facebook. Presidenti amerikan Barack Obama është lideri botëror më popullor, me më shumë se 46 milionë ndjekës.

Ai ndiqet nga kryeministri indian Narendra Modi me 31 milionë pëlqime dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan me më shumë se 5 milionë.

Përsa i përket liderëve evropianë, më të ndjekurit në këtë rrjet social janë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, Monarkia britanike, presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. /DITA

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *