Pjesa dërrmuese e europianëve nuk është e gatshme të mbrojë një vend partner të NATO-s, aleanca më e madhe ushtarake, përballë një sulmi të mundshëm, edhe pse besojnë se Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë të gatshme të ofrojnë ndihmën e tyre për një vend aleat, sipas një raporti të prestigjiozes “Pew Research Center”, të publikuar dje dhe të realizuar në 10 vende (SHBA, Kanada, Britani e Madhe, Poloni, Spanjë, Francë, Itali, Gjermani, Rusi dhe Ukrainë).
Sipas këtij raporti, pavarësisht se Moska shihet si një kërcënim në rritje, pavarësisht atentateve të shumta të përgatitura nga terroristët xhihadistë dhe pavarësisht se prej një dekade Afganistani dhe Iraku janë përfshirë në luftëra, Europa nuk duket se është shumë e shqetësuar për mbrojtjen e saj.
“Të paktën gjysma e gjermanëve, francezëve dhe italianëve të intervistuar pohojnë se vendi i tyre nuk duhet të përdorë forcën në rast se një aleat i NATO-s pëson një sulm nga ana e Rusisë”, thuhet në dokumentin origjinal prej 58 faqesh, për të cilin janë intervistuar 11.116 persona përmes telefonit, apo në mënyrë të drejtpërdrejtë gjatë muajit prill dhe maj.
Rezultatet e kërkimit dalin në dritë pikërisht kur Rusia dhe Perëndimi po kalojnë një prej periudhave më të këqija në marrëdhëniet e tyre që pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe pak pasi shtetet baltike (Estoni, Letoni dhe Lituani) i kërkuan përmes një letre sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, një mision të përhershëm të organizatës në territoret e tyre nga frika e një sulmi hipotetik të Moskës.
Neni 5 i NATO-s detyron anëtarët që të marrin pjesë në misionet e organizatës në ndihmë të vendit që ka pësuat një sulm të jashtëm. Në Francë, 47 % e të anketuarve është në favor të ndërhyrjes ushtarake në ndihmë të një aleati, përballë 53 % që shfaqet kundër.
Në Itali 51% është kundër përballë 40% në favor. Megjithatë rasti më i veçantë është ai i Gjermanisë, një prej mbështetësve më të mëdhenj të SHBA-së, ku 58% e të intervistuarve nuk do të ishte në favor të mbrojtjes së një partneri, dhe ku mbështetja ndaj Aleancës ka rënë deri në 55 % në krahasim me 79 % që ishte në vitin 2009.
Për më tepër vetëm 38 % e gjermanëve besojnë se Rusia përbën rrezik për vendet fqinje dhe vetëm 19 % do të mbështeste me armatime qeverinë e Kievit, për ta mbrojtur atë nga separatistët pro-rusë. Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja janë vendet e vetme ku NATO duket se gëzon shëndet të plotë, me më shumë se gjysmën e popullsisë (56 % dhe 53 % respektivisht ) në favor të mbrojtjes së të tjerëve.
I vetmi konsensus që shihet nga ky anketim është se, në pothuajse të gjitha vendet qytetarët shpresojnë që Uashingtoni, kontribuuesi më i madh i organizatës, të shpëtojë një vend nëse ndodh një agresion. Anketimi gjithashtu tregon situatën e Ukrainës dhe Rusisë, ku mosbesimi ndaj NATO-s dhe BE-së është rritur. Përqindja e rusëve që besojnë në dy organizatat ka rënë në 33 % që prej 2013-ës, një vit para aneksimit të Krimesë: vetëm 31 % ka një opinion në favor të BE dhe vetëm 15 % ndjen mosbesim ndaj Shteteve të Bashkuara.
“Me përshkallëzimin e krizës në Ukrainë, është rritur armiqësia mes Lindjes dhe Perëndimit”, thuhet në studim. Kështu 50% e rusëve besojnë se Aleanca është një kërcënim për vendin e tyre, 83 % kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe 68 % që të hyjë në BE. Ndërsa në Ukrainë, 67 % do që të jetë pjesë e BE-së dhe mes 53-32% do të jetë pjesë e NATO-s por në të njëjtën kohë 47 % mbështet negociata me rebelët dhe Rusinë.

Kto MEDIAT kan per borxh te servirin “gomarin te mbarsur” Rusia historikisht ka qen nje vend jo agresiv dhe ka qen objekt e lakmi pushtusish ! Tani qe po don te ruaj kufijt e saj dhe cakejt jan turur me menyra te kohes ti ndezin zjarrin brenda kufijve te saj ,na u be agresive kjo Rusi!!Kur Serbia u sulmua nga avionet e NATOS dhe Amerikes ata nuk nderhyn e pan punn e tyre !Tani qe luftnxitesit e pranveres Arabe i shkuan deri ne strofkull, per ti mar nje cop te majme Rusis,me synim ta cperbejn, sepse ajo ju ka prishur shum plane atyre qe ngrehin prapaskenat e duan te ven gjith njerzimin nen hyqem,tani Rusia paraqet rezik per te tjeret !!!!Rusia ben mir qe armatoset se keshtu sot ruhet paqja se keshtu shmanget te ket nje xhandar te plotfuqishem Bota, se keshtu ruhet ekuilibri e lerini kto peralla agresoresh qe te shpenzojn e te hedhin fonde per armatim, qe te pasurohen ata qe ngrefin luftera ! Duhet te jesh shum naiv te mos kuptosh kush i ndez kto luftra e ku fshihet qellimi !………
Rusia eshte po aq kriminale , agresive dhe imperialiste , sa ka qene para 1917-tes dhe pas 1956-tes !
Sa per mbrojtjen nga NATO , mbajeni me shkume , ose ruajeni ne te thate , se kujt ka per ti dash qejfi , po arriti , me pinca ka pt’jua shkul !
Po nuk deshe veten , kush te do ne kete bote ?
Popull qorr ! Shkoni brohorisni pas Saleviçit dhe Nanosit me kompani ! Kujdes Majko hunderin se ka ndihmu shume Kosoven ! I hapi shtepine e nanes se vet ! Bageti popull !
Keshtu e kane keta bejne si pacifista derisa i ve shteti ne rresht per nje si dele dhe i shpie mish per top.
Nato-ja dhe Unioni oligarko-kriminal Europian, sot kane nen pushtim me kolaboracionistet keto
Mos e cajne koken se kane Shqiperine qe lufton dhe pa arme per te mbrojtur vendet e Natos
ne rast sulmi nga ruset.
uupsss…
Artikull kot fare. Po ca keni velle qe eksitoni publikun me analiza dhe artikuj lufte nxites?
O polishejtane, o DITA, njerezit duan PAQEDHE VETEM PAQE!
Ato qe shkruani une I quaj GJENJESHTRA. PAQE JU LUTEM!