Studimi: Evropianët nuk i besojnë më vaksinave

Edona Llukacaj

l suportuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, studimi më i madh në glob në lidhje me vaksinimin ka nxjerr në dritë fakte shqetësuese në lidhje me besueshmërinë te vaksinat, e cila është në rënie në të gjithë botën, sidomos në vendet më të zhvilluara .

Sipas studimit, në të gjithë globin, 84% e njerëzve pranojnë se vaksinat janë efektive dhe 92% thonë se fëmija i tyre ka bërë së paku një vaksinë. Por, përkundër sistemeve të mira shëndetësore dhe arsimore, në Evropë ka një besim të ulët ndaj vaksinave.

Rezultatet e studimit tregojnë se vetëm 59% e njerëzve në Evropën Perëndimore dhe 50% në Evropën Lindore mendojnë se vaksinat janë të sigurta, krahasuar me 79% në mbarë botën. Franca është shteti me mosbesimin më të lartë kundrejt vaksinave, 33% e shtetas ve nuk u besojnë fare atyre.

Sipas ekspertëve, arsyeja e mosbesimit në rritje ndaj vaksinave janë mediat sociale, ku propagandizohen efektet anësorë të vaksinave dhe vihet në dyshim efikasiteti i tyre.

Kujtojmë se së fundmi ka pasur shpërthime të mëdha të fruthit në mbarë botën dhe në Evropë, çfarë nga ekspertët shihet të jetë e lidhur drejtpërdrejt me hezitimin për të vaksinuar fëmijët, raprton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • Meqe je kaq i ditur, profesor a ku di un se cfare, na ndrico o i ditur me shume edhe ne profesionisteve te shendetesise…ku i merrkeni ju keto info kaq te sakta?????????…

  • Prandaj Italia vendosi që një i pavaksinuar nuk ka të drejtë të ndjek shkollën publike. Së shpejti shembullin e saj pritet ta ndjekin edhe shtete të tjera europiane si Gjermania, Belgjika, Spanja etj. Studimi tregon edhe se niveli i përgjithshëm kulturor i vendeve të zhvilluara është në rënie të frikshme. Nëse do të kishte një studim se çfarë moshe e niveli shkollimi kanë ata që nuk besojnë tek vaksinat, do të vihej re që pjesa dërrmuese e tyre janë të rinj të paarsimuar ose me arsim të ulët. Më shumë mundësi ka të goditesh nga një meteor se sa të sëmuresh nga vaksina…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *