Një studim i fundit ka treguar se gjumi i pakët ofron kushte më të mira për një mjedis, ku mund të zhvillohen gjene të lidhura me obezitetin.
Personat të cilët flejnë më pak se shtatë orë gjatë natës, nxisin gjenet që shkaktojnë mbipeshën, ndërsa nëse flini më shumë se nëntë orë ndodh e kundërta.
Rezultatet e kërkimit treguan se ata të cilët flinin më pak se shtatë orë gjatë natës, 70% të ndryshimeve në peshë i kishin gjenetike.
Por, për ata të cilët flinin më shumë se nëntë orë në ditë, vetëm 32% e ndryshimit të peshës shkaktohej nga gjenet.
Drejtuesi i studimit Nathaniel Watson, shprehet se gjumi i pakët ofron kushte për një mjedis tolerant për zhvillimin e gjeneve të lidhura me obezitetin, si dhe gjumi i zgjatur, është mbrojtës në shfaqjen e gjeneve të tij.
Gjithashtu, vitin e shkuar një studim konfirmoi se mungesa e gjumit shkaktonte rritje të presionit të gjakut tek femrat, por jo të njëjtat rezultate u gjetën tek meshkujt.
