Studimi, gjysma e pemëve të Europës po zhduket

Leda Hysa

Pemët e Europës po zhduken. Ky është verdikti i një studimi të detajuar mbi 15 mijë specie të ndryshme bimësh dhe kafshësh që ndodhen vetëm në kontinentin tonë.

Sipas studimit të International Union for Conservation of Nature (IUCN) të shpërndarë ditën e djeshme në Gjenevë, 58% e specieve të studiuara të pemëve janë në rrezik konkret për zhdukje.

Një nga speciet që më mirë simbolizon këtë gjendje të mjeruar sipas raportit është gështenja e egër, ose siç njihet më mirë në popull, “gështenja e kalit”. Pema madhështore, që arrin lartësinë 30 metrave, ka origjinën e saj pikërisht në Ballkanin jugor, në veçanti Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe Bullgari.

Pema që ka shoqëruar ndër mijëra vjeçarë  zhvillimin e popujve që banojnë këtë zonë qysh nga fillimi i qytetërimit, sot po zhduket nga një parazit që godet vetëm këtë specie, por edhe nga zjarret, ndërtimi pa kriter dhe turizmi masiv.

Gjithmonë sipas studimit, rreth 600 specie bimësh janë zhdukur në Europë gjatë 250 viteve të fundit.

Në gjendje më të mirë nuk janë as gjallesat e tjera. Gjysma e gëmushave dhe 25% e molusqeve janë edhe ato të rrezikuara seriozisht.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Do rroje specia kafshe industriale kapitaliste. Njerezit do ushqehen me Iphone dhe CO2. Duan ta provojne a rrojne dot apo jo

  • Bleta eshte i vetmi Barometer per te vleresuar Ekosistemin.E thene kjo ndryshe,Bleta nuk ndikon vete ne ekosistem,por ajo ushqehet ne te duke thithur Nektar ne mjafte bime me lule.Kur ajo jep shenja te zhdukjes(ashtu sikunder po ndodh)atehere kemi nje sinjal Alarmi per ta degjuar.Ekosistemi eshte mbarsur me pesticide qe perhapin hormonet kancerogjene te cilat demtojne Bleten dhe pa dyshim edhe njeriu qe i perdor ato.Por pesticidet perhapen neper nentoke nepermjet qarkullimit te ujrave dhe insekteve,qe me pas shkojne ne keto peme te rrezikuara dhe qe ne fund shkaktojne keto lloje dekadencash. Ketu nuk eshte fjala per te marre masa nje shtet,por i gjithe rajone,madje e gjithe bota sepse pesticidet perdoren kudo por ato me ujrat hyjne ne reaksione dhe dihet se cdo reaksion kimik sado i paket qofte ne fund clirone edhe energji.Tani beni pak llogari se sa mijra ton plehrash perdoren cdo vit ne tere globin dhe imagjinoni pastaj se sa nxetesi clirojne dhe ja ku doli edhe nje vater e ngrohjes globale.Por une mendoj se ata qe jane autorizuar te merren me keto pune po cfaqen shume neglizhente.keto duan nje seriozitet te madh sepse i madh eshte edhe serioziteti i prishjes se ekujlibrave.Perfundimisht te pakten te eleminojme ato pasoja qe ne jemi ne gjendje ti korregjojme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *