Dy doza të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca kundër COVID-19 janë gati po aq efektive kundër variantit shumë të transmetueshëm Delta krahasuar me efektet kundër variantit më parë dominues Alpha, sipas një studimi të ri.
Sipas mediave të huaja, kërkimi i botuar në New England Journal of Medicine të mërkurën tregoi se vaksinat ishin shumë efektive kundër variantit Delta, tani lloji dominues në të gjithë botën, me kusht që një person të kishte marrë të dy dozat.
Studimi konfirmon gjetjet kryesore të dhëna nga Shëndeti Publik i Anglisë (PHE) në maj rreth efikasitetit të vaksinave kundër COVID-19 të bëra nga Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca bazuar në të dhënat e fundit.
e.sh/Dita
