Studimi: Në 99% të rasteve bojkoti shkatërron partitë që e iniciojnë

Leda Hysa

Nga analiza e më shumë se 100 bojkoteve politike të ndodhura pas vitit 1990 në botë, në 99% të rasteve kanë qenë partitë bojkotuese ato që kanë dalë të dëmtuara.

I vetmi përjashtim nga kjo listë është një bojkot i ndodhur në fillimin e viteve 1990 në Peru, në një periudhë të pazakontë për vendin, në pragun e një lufte civile

Këtë e thotë një studim i udhëhequr nga Harvardi dhe Universiteti i “Brookings”.

Sipas tij, partitë e opozitës dalin më të dobëta nga zgjedhjet që kanë pasuar bojkotin, pavarësisht problematikave në secilin vend.

Dy janë rastet më esktreme të cituara nga Harvardi. I pari është ai i Serbisë në vitin 1997. Opozita e kohës vendosi që të mos hynte në zgjedhje, duke i shtruar rrugën Milosheviçit për një mandat të ri, gjatë të cilit ndodhi lufta e Kosovës dhe shpërbërja finale e ish-Jugosllavisë.

Në Liban, opozita e krishterë e cila kontrollonte 1/3 e Parlamentit vendosi të bojkotonte edhe ajo në vitet 1990. Kjo i dha dorë të lirë partisë që ishte në shumicë që të vendoste një diktat mbi vendin, duke iniciuar një luftë të përgjakshme fetare.

l.h/ dita

 

Share This Article
5 Comments
  • Hahahahaa Harwardi mbase ka te drejte por nuk ka mare ne konsiderate faktin e vendit dhe llojit te kafshesh qe jeton ne ate vend……
    z. Donald Lu e tha qarte per shqipkaret. Sheep .

  • Një PD ,që përdor dhunë ,rrebelimin tipik si Luli dhe Saliu e Munika ,që përdor mashtrimin ,vrasjen e bojkotin siç po e përdor shkatrruan partitë e tyre ,elektorati tyre ka rënë është tkurrur nga 20 % që kishte PD-ja në 15 %,kurse LSI nga 4.5% në 3%.

  • Ne se qenka keshtu rilindasit duhet te gezohen, por shoh qe i ka rene zia!!!!!! Duket se ai 1% i fitores do te jete ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *