Studimi i ri: “Ibuprofen” mund të ulë deri në 80% vdekshmërinë nga Covid-19

J L

Shkencëtarët britanikë po testojnë “Ibuprofen-in”, si një ilaç që mund të ulë deri në 80% vdekshmërinë nga koronavirusi.

Ilaçi antiinflamator mendohet se rrit me 80 për qind shanset e mbijetesës ndaj sëmundjes infektive në eksperimentet me kavjet, dhe në të njëjtën kohë ndihmon parandalimin e problemeve të frymëmarrjes, një efekt anësor i rrezikshëm për personat bartës të koronavirusit.

Sipas ekspertëve britanikë, trajtimi me “Ibuprofen” mund të shkurtojë kohën e shtrimit të pacientëve në pavijonet e kujdesit intensiv shëndetësor.

Në javët e para të pandemisë, ministri francez i Shëndetësisë sugjeroi se përdorimi i “Ibuprofenit” po e rëndonte infeksionin te të sëmurët.

Autoritetet nëpër botë gjithashtu udhëzuan atëkohë që ilaçi të kombinohej ose zëvendësohej tërësisht me “Paracetamolin” me qëllim mbajtjen nën kontroll të temperaturës dhe simptomat gripale.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se nuk kishte evidenca përfundimtare që “Ibuprofeni” të mos përdorej, por veçse të kufizohej në masë.

Ilaçi pa kosto të lartë që spitalet britanike kanë nisur të testojnë me pacientët e tyre të sëmurë është një formulë e modifikuar e “Ibuprofenit” që gjendet në farmaci.

Shkencëtarët apelojnë se “Paracetamoli” sërish është më i rekomandueshëm për personat me simptoma të lehta të koronavirusit, sepse “Ibuprofeni” mund ta rëndojë gjendjen e atyre me sëmundje të stomakut, siç është ulcera.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Boset e farmacive ,pasi ligjeruan preparatin qe lufton malarien,si mjet per luftimin edhe te virusit Covid-19 iduan te bejne te njejtengje edhe me kete “ibupofren -in”dhe keshtu kane per te vazhduar te mashtrojne edhe me te tjere!

  • Boset e farmacive ,pasi ligjeruan preparatin qe lufton malarien,si mjet per luftimin edhe te virusit Covid-19 duan te bejne te njejtengje edhe me kete “ibupofren -in”dhe keshtu kane per te vazhduar te mashtrojne edhe me te tjere preparate qe i kane si stoqe te pa shitur!!

  • Anti-inflamatori me I mire mund te jete nje anti-histaminik, por per shkak te efekteve anesore te rezikeshme per jeten si tek perdorusi ashtu dhe tek njerezit rreth tij , duhet gjithmone nen autorizimin dhe vezhgimin e mjekut.
    ANTI-HISTAMINIKU
    PERGJYSMIMI I dozes dhe dyfishimi i kohes PERIODIKE te marrjes do te mund pakesonte ndjeshem sekrecionet e rrugeve te thella te frymemarjes , I jep KOHE trupit te filloje qe te prodhoje sa me pare IMUNITET SPECIFIK dhe tek personat qe kane imunitet me nivel ndjeshmerie te larte (mbi normal) te BLLOKOJE ate ndjeshmeri.

  • a nuk u tha se ibuprofeni ishte i rrezikshëm dhe i ndaluar për tu përdorur gjat infeksionit?

  • Kemi nisur me dyshuar mos e kane thane qillimisht qe mos ta perdorin se kishin neboje shume te vdekur per te imponuar ilacet e ri te tyre qe shiten 500euros dita ne vend te 1 euro!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *