Studimi i ri: Marihuana shëron disa sëmundje, zbulojini cilat janë ato

entela

Marihuana, e njohur me emrin shkencor “kanabis”, është përdorur për të eksperimentuar trajtimin e sëmundjeve kronike të inflamacionit të zorrëve.

Sëmundja e traktit digjestiv godet 400,000 – 600,000 njerëz vetëm në Amerikën e Veriut duke shkaktuar dhimbje abdominale, diarre (të cilat mund të jenë me gjakderdhje), vjellje të rënda, humbje peshe, si dhe irritim  të lëkurës, artrit, inflamacion të syrit, lodhje, mungesë  përqendrimi.

Pirja e marihuanës rezultoi të ishte efektive në zhdukjen e kësaj sëmundjeje ndërsa tek disa të tjerë në zbehjen e saj dhe krahasimi u bë me pacientët të cilët nuk kishin konsumuar. Studiuesit në Qendrën Spitalore Mjekësore të Izraelit, morën në testim 21 persona me sëmundje të rënda të zorrëve të cilëve iu dhanë të konsumonin marihuanë për tetë javë. Cigaret e standardizuara të kanabisit,  përmbanin 23 për qind THC dhe 0.5% CBD (cannabidiol). Marihuana e tillë është e disponueshme në raftet mjekësore të San Franciskos, Oakland dhe në qytete të tjera që kanë të lejuar përdorimin e saj në barna.

Për më tepër, subjektet që marrin kanabis, kanë raportuar oreks të përmirësuar dhe gjumë të qetë , pa efekte anësore të rëndësishme. Ky është studimi i parë klinik i kontrolluar nga Placebo për të vlerësuar konsumimin e kanabisit në trajtimin e Crohn-it (sëmundjes së inflamacionit të zorrëve).

Megjithatë ende SHBA mendon se marihuana është po aq e rrezikshme sa heroina dhe nuk ka përdorim mjekësor. Madje prokurorja e SHBA, Melinda Haag po lufton që kanabis të mos ketë akses mjekësor. dita

Share This Article
4 Comments
    • Ky është studimi i parë klinik i kontrolluar nga Placebo???????????????????????
      Il placebo è una terapia o una sostanza prive di principi attivi specifici, ma che sono amministrate come se avessero veramente proprietà curative o farmacologiche. Lo stato di salute del paziente che ha accesso a tale trattamento può migliorare, a condizione che il paziente riponga fiducia in tale sostanza o terapia. Questo miglioramento indotto dalle aspettative positive del paziente è detto “effetto placebo”.
      Nel caso di una terapia con principi attivi specifici, l’effetto imputabile alle aspettative del paziente può sovrapporsi e aggiungersi all’effetto diretto della terapia: per distinguere tra l’effetto placebo e l’effetto diretto della terapia bisogna ricorrere a studi clinici controllati. In particolare, nella sperimentazione clinica, un nuovo farmaco si giudica efficace solo se dà risultati significativamente diversi da un placebo[1]. La sperimentazione circa l’effetto placebo avviene in doppio cieco, cioè dove né chi compie il test – medico – né il paziente sono al corrente di quale sia il farmaco e quale il placebo.

  • Keto semundje jane si rrjedhoje e shrytezimit pa meshire te forces puntore ne kapitalizem, simptomat lodhje, skuqje sysh dhimbje nga keq ushqyerja jane simptoma te sklavit kapitalist.Per te neutralizuar kete mas njerzish, u ipet kanabis per qetesim momental, por simptomat nuk zhduken sa kohe jane te mberthyer nga pruna skrupoloze kapitaliste.Qetesoni masat, keshtu i keni nen kontroll!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *