Përzierja e vaksinave anti-Covid jep një mbrojtje të mirë kundër virusit. Ky është rezultati i një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, që ka analizuar miksimin mes vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca.
Studimi është kryer nga kompania Com-Cov këshillon që vaksina e parë të kryhet AztraZeneca dhe e dyta të jetë Pfizer. Sipas këtij studimi, ky kombinim siguron një numër më të lartë antitrupash në organizëm dhe gjithashtu edhe kohëzgjatje më të lartë të tyre.
Autorët thonë se këto të dhëna mund të ofrojnë fleksibilitet në përdorimin e vaksinave.
Studimi sugjeron gjithashtu që në vjeshtë, personat që janë vaksinuar me dy doza AstraZeneca të vaksinohen me një dozë të tretë Pfizer, që vlerësohet e mjaftueshme për t’u riaktivizuar antitrupat e organizmit dhe garantuar mbrojtje nga virusi për më shumë se gjashtë muaj.
Aktualisht, autoritetet britanike e përjashtojnë mundësinë e kombinimit të vaksinave, por nuk e përjashtojnë këtë si mundësi në të ardhmen.
“Përzierja e dozave mund të na sigurojë një fleksibilitet edhe më të madh për një program përforcues vaksinimi, duke mbështetur gjithashtu vendet që duhet të vazhdojnë më tej me shpërndarjen e vaksinave edhe të cilët mund të jenë duke përjetuar vështirësi në furnizim”, thonë ato.
Në disa vende kombinimi i vaksinave ka nisur. Spanja dhe Gjermania po ofrojnë vaksinat Pfizer, ose Moderna mRNA si një dozë e dytë për të rinjtë që kanë marrë tashmë një dozë të parë të vaksinës AstraZeneca, pas shqetësimeve në lidhje me mpiksjet e gjakut.
Dy doza janë të rëndësishme për të dhënë mbrojtjen më të plotë dhe për të mësuar trupin të bëjë antitrupa dhe qeliza T për të bllokuar dhe vrarë Covid.
Studimi i Com-Cov, i cili shqyrtoi dhënien e dozave në katër javë distancë në 850 vullnetarë të moshës 50 vjeç e lart, zbuloi se AstraZeneca e ndjekur nga Pfizer krijon antitrupa më të lartë të induktuar dhe përgjigjet e qelizave T, sesa Pfizer e ndjekur nga AZ; kombinimi nxisit krijimin e një numri më të lartë antitrupash se vetëm dy doza të AstraZeneca.
j.l./ dita

Nuk eshte çudi qe pas pak te na thone qe: edhe me nje doze zeneke dhe nje dopio raki te shoqeruar me nje thelp hudhre nje person te krijoj “antitrupa” per gjithe familjen