Koronavirusi mund të ketë nisur që të përhapet që në tetor të vitit të shkuar. Në këtë përfundim ka dalë një studim gjenetik.
Në kuadër të këtij studimi, janë studiuar kampione të marra nga 7,500 persona të infektuar me Covid-19 dhe rezultatet sugjerojnë se korona i ri është përhapur shpejt nëpër botë pasi “lindi” në Kinë. Kjo përhapje dyshohet të ketë nisur mes muajve tetor dhe dhjetor, thonë shkencëtarët, shkruan abcnews.al
Kërkuesit në Institutin e Gjenetikës në Kolegjin Universitar në Londër zbuluan të paktën 200 mutacione gjenetike të përsëritura të koronavirusit të ri, SARS-CoV-2, për të cilat kërkuesit u shprehën se tregojnë sesi virusi po përshtatet për bartësit e tij njerëz ndërsa përhapet.
Bashkë drejtuesi i ekipit Francois Balloux u shpreh: Phylogenetic vlerëson se pandemia COVID-2 ka nisur diku rreth 6 tetorit 2019 dhe 11 dhjetorit, data këto që korrespondojnë me kohën kur virusi kaloi tek njerëzit.
Balloux tha gjithashtu që studimi zbuloi gjithashtu se virusi ishte dhe është duke pësuar mutacione, siç ndodh zakonisht me viruset, dhe se një pjesë e madhe e diversitetit gjenetik global të virusit që shkakton COVID-19 u gjet në të gjitha vendet më të goditura.
o.j/dita

Ups, here we go.. Qe kur e kam thene qe ka kohe qe qarkullon
Meriton Oskarin mirel.
Je i kënaqur, apo duhet të shtojmë ndonjë Grammy?
Jo re, leri per Dule Ramutin qe eshte i pari ne bote, fitimtari absolut i betejes me te veshtire qe ka njohur historia njerezore.
Ka disa vite qe e ka kaluar Skenderbeun, ndersa me kete beteje po ecen ne gjurmet e Aleksandrit.
mirel, Ramuti nuk më pret mua për ti dhënë çmime. I var në qafë vet. Ajo që më detyroi të ti jap ty, është fakti “që ti i ke thënë para të gjithve”. Mirel e dimë të gjithë vlerën tonë, prandaj mos mu bëj dhe ti si ai që shan çdo sekondë. Mos mu bëj si Lideri Masimo, dhe ai thotë se i di të gjitha e para të gjithve.
Pavarsisht se shumë gjëra nuk i di fare dhe të tjerat i mëson në fund.