Studimi / Mjalti, antibiotiku më i mirë për shërimin e kollës dhe ftohjes

Arta Taja

Në Universitetin e Oksfordit u zhvilluan kërkime për të përcaktuar fuqinë reale të mjaltit të pa rafinuar. Kërkimet u bënë nga një grup shkencëtarësh, të cilët dolën në përfundimin se mjalti mund të zëvendësojë ilaçet.

A mund ta përdorim mjaltin në vend të antibiotikëve tradicionalë? Sipas gjetjeve të fundit, mjalti është po aq efektiv sa antibiotikët kur bëhet fjalë për trajtimin e kollës dhe ftohjes.

Studiuesit shqyrtuan studimet dhe krahasuan përfitimet që ofron mjalti. Rezultatet treguan se mjalti nuk ka efekte anësore, duke shtuar se është më efikas në trajtimin e simptomave të ftohjes së zakonshme sesa ilaçet e tjera.

Mjalti lehtësoi kollën me 44 për qind. Nektari ishte 36 për qind më efektiv në uljen e frekuencës së kollës sesa ilaçet e tjera.

Shkencëtarët zbuluan se mjalti shkurton periudhën e shërimit të infeksionit të traktit të sipërm respirator. Studiuesit e Oksfordit shqyrtuan 14 studime ku përfshihen 1,761 pjesëmarrës.

“Meqenëse shumica e infeksioneve të traktit të sipërm respirator janë virale, receta e antibiotikëve është joefektive dhe e papërshtatshme.

Mjalti është i sigurt për përdorim, por duhet të shmangni nëse keni reaksione alergjike. Foshnjat nën moshën një vjeç nuk duhet ta konsumojnë atë.

a.t /dita

Share This Article
1 Comment
  • profesorët e oksfordit paskan bërë studim dhe thonë se mjalti është më i mirë se antibiotikët,sidomos kundër viruseve,por nuk thonë “të shkretët” profesorë oksfordi që nuk kanë emër,se çfar “antibiotiku”(si e ka emrin ajo gjoja që e bën më të mirë se antibiotikët)kundër viruseve!!
    o ju martë muti shalët,vetë e thoni se virusët nuk luftohen me antibiotik!përse nuk thoni në raste virozash,pra ftohje fyti nuk duhen përdorur antibiotik sepse nuk kanë asnjë vlerë!pra është si ti hedhësh bezinë zjarrit ose të duash të thash vëndin e lagur duke i hedhur ujë!!
    në luftën kundër virusve dhe uji është më i mirë se antibiotikët!!të paktën nuk dëmton trhupin dhe nëse nuk shëron!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *