Studimi/ Nëse i përdorni shumë këto fjalë… jeni në stres

Leda Hysa

Ka disa fjalë që tregojnë se kur flet shpesh, mund të tregojnë se jeni të stresuar, sipas një studimi të ri në SHBA.

Sipas një grupi të ekspertëve të fjalës, kur dikush është i stresuar, natyrshëm përdorin më shumë fjalë të tilla si “vërtet”, “kështu” dhe “shumë”.

Studiuesit gjetën gjithashtu se ata persona flasin më pak.

Publikuar në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave, studimi shqyrtoi modelet e fjalës së 143 vullnetarëve, secili prej të cilëve mbante një regjistrues zëri që u aktivizua çdo dy minuta për dy ditë.

Matthias Mehl, një psikolog në Universitetin e Arizonës, më pas ka analizuar dhe studiuar regjistrimet, duke dëgjuar çdo fjalë dhe shprehje të përsëritur.

Ai ishte veçanërisht i interesuar në përdorimin e përemrave dhe mbiemrave të vullnetarëve.

“Nga vetë ata nuk kanë ndonjë kuptim, por ata me anë të të folurës shprehin se çfarë po ndodh“, tha Mehl, për Indipendent.

Më pas, ai dhe një ekip shkencëtarësh analizuan nivelin e stresit psikologjik të pjesëmarrësve duke parë shprehjen e gjeneve në qelizat e tyre të bardha të gjakut.

Përveç gjetjes se pjesëmarrësit e stresuar kishin më shumë gjasa të përdornin fjalët e lartë përmendura, ata gjithashtu gjetën se ata ishin më pak  të predispozuar të përdornin përemra të shumtë në vetën e tretë si “të tyre” dhe “ata”.

Kjo mund të jetë për shkak të faktit se njerëzit priren të përqendrohen në veten e tyre kur ndihen nën presion, në vend që të mendojnë rreth atyre që kanë përreth, sugjeruan hulumtuesit.

Ata përfunduan se modelet e të folurit ishin një tregues më i mirë i niveleve të stresit sesa vlerësimi personal i vullnetarëve.

”Shumë hulumtime janë kryer mbi temën e stresit por ndikimi i stresit në mënyrën e të folurit te njerëzit është një qasje relativisht e re”, shpjegon David Cresëell, psikolog në Universitetin Carnegie Mellon në Pitsburg të Pensilvanisë.

Cresëell tha se studimi “mban premtimin e jashtëzakonshëm” për të siguruar një kuptim më të thellë se si presionet psikologjike mund të ndikojnë shëndetin tonë./ l.h dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *