Dikur kursehej paraja për martesë e familje, sot për…

Leda Hysa

Nëse më parë njerëzit në moshën 30 dhe 40 vjeç mendonin se si të krijonin familje e të kursenin para për shtëpinë ideale, sot ata mendojnë për udhëtimet.

Këtë ka treguar një studim i fundit i realizuar nga një kompani udhëtimi e njohur si Flash Pack. Sipas këtij studimi, një pjesë e madhe e njerëzve janë shumë më të interesuar për përvojë, eksperiencë të re dhe dëshirë për të vizituar vende me kulturë ndryshe sesa të vrasin mendjen për familjen, të martohen e të kenë fëmijë, gjë që ka ndikuar edhe në nivelet e ulëta të lindshmërisë, pothuajse në të gjithë botën.

Për të realizuar këtë studim u anketuan më shumë se 70% e 3000 pjesëmarrësve anglezë, të cilët thonë se prioritet kryesor kanë udhëtimet në vende të botës.  Nga studimi rezulton se numri i karrieristëve që kursejnë para, e bëjnë këtë për të udhëtuar e jo për të blerë një shtëpi.

Deri vonë, martesa dhe lindja e fëmijëve ka qenë qëllimi kryesor i çdo të rrituri, por tashmë duket se kohët kanë ndryshuar, bashkë me të edhe tendencat dhe synimet në jetë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Pse i botoni keto shembul idiote,qe vertetojne se ne perendim familja nuk ekziston,se femijet kur mbushin 18 vjec marrin arratine,nuk pyesin as nene e as babe,por bashkohen ne turma hipish qe ne carda bejne vetem orgjira qe shkaterrojne jeten e tyre!
    Aq me teper qe ne Shqiperi ky problem ekziston ne nje grusht njerezish te pasur,por media sidomos televizionet promovojne nje jete fallco te ketyre pasanikeve te degjeneruar duke e reklamuar sikur keshtu eshte i gjithe jeta e popullit!
    Nje njeri i pa pune,pa te ardhura nuk ka me se ushqehet,nuk mban dot familjen vetem ne se shet trupin,vjedh apo vret te tjere!
    Ne Shqiperi ekziston mjerimi total,por kjo jepet si vogelsire doemos kur vete palloshi kryeminister deklaron pa pike turpi se shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *