Studimi për koronavirusin nga mjeku i njohur shqiptar po bën bujë në mediat ndërkombëtare

J L

Në situatën e vështirë të krijuar nga pandemia COVID-19, e cila ka detyruar qytetarët e mbarë botës të ndryshojnë mënyrën e jetesës, është krijuar dhe një opinion i ri për mjekët, të cilët janë ende në vijën e parë në luftën me pandeminë.

Shqipëria deri më tani po e përballon me sukses këtë betejë të vështirë dhe kjo falë mjekëve.

Të famshmit e rinj në të gjithë Europën sot nuk janë aktorët, këngëtarët apo politikanët.

Përkundrazi, janë ekspertët, ata që janë bërë tani emra familjarë, pasi e kaluan pjesën më të madhe të jetës së tyre në një lloj anonimiteti virtual. Ndërsa infermierët dhe mjekët po trajtojnë pacientët në vijën e parë të luftës kundër Covid-19, epidemiologët dhe virologët që e kanë kaluar pjesën më të madhe të karrierës në salla leksionesh dhe laboratorësh, janë bërë burimet më të besuara të informacionit në një epokë të pasigurisë së madhe, politikës, dhe dezinformimit të bollshëm.

Një nga këta ekspertë është dhe kirurgu Urolog Androlog Shqiptar Gjergji Semini, i cili me studimet e tij vazhdon të bëjë bujë në arenën ndërkombëtare.

Mësohet se ai ka marrë pjesë në Kongresin e 36-të Europian të Urologjisë, i cili u mbajt më 8 deri në 12 Korrik 2021.

Gjergji Semini ishte një nga folësit e këtij Kongresi me temën “KËRCENIMET VIRUSALE NË INFIRTILITETIN MASHKULLOR DHE COVID-19 NË SPERMË.”

Studimi i tij spikati në këtë kongres pasi shkrimi i tij u përzgjodh të publikohet në revistën prestigjioze të kongresit:  “European Urology Today”, në të cilën zgjidhen artikujt më koherentë.

 

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
  • Ky ka kapur nje teme per buje qe kongresit i intereson per pune bisnesi.Me 1 vit pandemik mund te percaktohet pjellshmeria tek femrat edhe tek meshkujt?Edhe rrezatimi atomik tek cernobili eshte akoma ne studim per shume pasoja biologjike tek qeniet e gjalla(njerez,kafshe),tek bimesia ,tek toka etj…….

  • Ishte nje student dhe mbaroi studimet shkeqyer.Doli ne tregun e punes dhe mbeti pa pune.Nje dite u vesh me recka dhe zuri deren e xhamise duke zgjatur doren dhe bente :me…me…si memec.Pa tjeter kush hynte ne vendin e shenjte i jepte dicka.Kaloi 1vit me me..me…me.dhe nje dite te ramazanit ky memeci na foli.U cudit dynja nga kjo mrekulli e zotit qe e beri memecin te flase.Na e marin kete dhe na e vendosin ne krye te dhomes si njeri te shenjte.Hynin mileti dhe i faleshin.Nje dite nje person na qendron perpara tij dhe e shikon i cuditur.Memeci e njojti kete burre.Ishte profesori i tij.Profesori e pyet:Po,ti?Memeci nxorri nga xhepi diplomen e dhene e firmosur nga profesori dhe i thote profesorit :Lexo ketu poshte me shkronja te vogla.Ai lexoi:BOTA ESHTE ME RROTA,KUSH DITI E VERTITI.

  • Pas 9 muaj do e kemi ne nje kompani farmaceutike per prodhimin e ilacit qe stimulon spermen te meshkujt dhe rindezjen e vezeve tek femra.Jo keq!

  • VIRUSALE???
    jo virusjane,o virusine,o virale??
    më duket se në shqip shkruhet virale dhe jo VIRUSALE!!

  • Ngelet duke share e shpifur…..turp tju vije…..mjekut suksese…sa me shume Shqiptare te degjohen per mire duam se na mbyten te keqinjte ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *