Studimi që habiti botën: Mos lani duart që t’i shpëtoni kancerit të lëkurës

Ornela

Mund t’ju duket çmenduri, por studimet e fundit kanë dalë në përfundimin se një lloj bakteri mjaft i përhapur, i cili gjendet në lëkurën tonë, prodhon një substancë që mund të na mbrojë nga kanceri i lëkurës.

Bëhet fjalë për staphylococus epidermidis. Larja e duarve është armiku i tij kryesor ndaj tani e tutje mendohuni dy herë para çdo larjeje.

“Prania e këtij bakteri mund të sigurojë mbrojtje natyrale ose mund të përdoret terapeutikisht për të penguar rritjen e formave të ndryshme të kancerit”, tha Prof. Richard Gallo, nga universiteti i Kalifornisë, San Diego.

Eksperimenti është realizuar tek  kaviet, ku u pa se atyre që u injektua bakteri në fjalë përfunduan me tumore 60% më të vogla në krahasim me të tjerët. Kështu pa e kuptuar, gjatë gjithë kësaj kohe kura e vërtetë e këtij kanceri paska qenë shumë më pranë nga çfarë e mendonim.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ore edhe mund te jete e vertete, por eshte absurde: mund te mbroje nga nje semundje, por te ekspozon perballe mijerave te tjera, akoma dhe me te rrezikshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *