“Shëtitësit e shpejtë” janë ata njerëz, që pavarësisht gjendjes fizike dhe peshës ecin gjithmonë më shpejt se të tjerët.
Sipas një studimi të realizuar së fundmi në Leicester, ata mund të jetojnë më gjatë sesa personat, të cilët ecin ngadalë.
Në lidhje me këtë, hulumtuesit analizuan të dhënat për 474, 919 njerëz me një moshë mesatare 52 vjeç në Britaninë e Madhe, mes viteve 2006 dhe 2018.
Ata dolën në përfundimin se gratë që ecnin shpejt dhe me gjallëri kishin një jetëgjatësi prej 86.7 deri 87.8 vjeç, ndërsa burrat që mbanin ritmin kishin një jetëgjatësi prej 85.2 në 86.8.
Çiklistët e ngadaltë kishin rezultate të tjera: gratë kishin një jetëgjatësi prej 72.4 dhe meshkuj 64.8 vjeç, nëse ata ishin më të qetë në lëvizjet e tyre.
Sipas studimit, të publikuar javën e kaluar në revistën “Mayo Clinic Proceedings”, raporti ishte i njëjtë edhe nëse ata që ecnin shpejt kishin kaluar disa herë në mbipeshë.
Kjo nuk do të thotë se këmbësorët e shpejtë do të jetojnë më gjatë, raporti tregon vetëm një korrelacion.
Megjithatë, ekspertët thonë se shpejtësia e ecjes në këmbë, mund të jetë një mënyrë për mjekët që të gjykojnë shëndetin e përgjithshëm të pacientëve të tyre krahas testeve të tjera.
j.l./ dita
