STUDIMI: S’ka rreziqe për probleme neurologjike pas vaksinimit ndaj Covid-19

J L

Vaksinimi kundër Covid-19 nuk krijoi rreziqet për probleme neurologjike. Sipas një studimi të fundit tek më shumë se 8 milionë njerëz që kishin marrë të paktën një dozë të një vaksine nga AstraZeneca, Pfizer /BioNTech, Moderna ose Johnson & Johnson, nuk u pa asnjë rrezik për probleme të shëndetit mendor. Studimi i tyre përfshiu dhe të dhëna më të vjetra për 14.3 milion njerëz shtesë nga popullata e përgjithshme për një vlerësim bazë të normave të problemeve neurologjike përpara pandemisë. Studiuesit kërkuan katër çrregullime neurologjike që përfshijnë sistemin imunitar.

Tre prej tyre – paraliza e Bell-it (dobësia e fytyrës), encefalomieliti (inflamacion i trurit dhe palcës kurrizore) dhe sindroma Guillain-Barré (një gjendje nervore). Të dhënat treguan se këto simptoma nuk ishin më të zakonshme tek ata që kishin marrë vaksinat sesa në popullatën e përgjithshme. Ndërsa, çrregullimi i katërt për të cilën kërkuan, mieliti tërthor (inflamacion i palcës kurrizore), ndodhi shumë rrallë (më pak se 5 raste në 8.3 milion njerëz të vaksinuar). Megjithatë, studiuesit panë një rritje të numrit të personave me paralizën Bell-it, encefalomielitit dhe sindromës Guillain-Barré tek të mbijetuarit e Covid-19. Nevojiten më shumë kërkime për të parë ngjarje të padëshiruara afatgjata të vaksinimit dhe infeksionit SARS-CoV-2 dhe për të studiuar efektet e vaksinave në grup mosha të ndryshme, thanë studiuesit.

Diçka thelbësore që ata kanë parë në të dhënat e tyre, është rreziku i ankthit dhe i depresionit për personat që e kanë kaluar Covid-19.

Studiuesit analizuan të dhënat të tjera nga Danimarka, Estonia, Islanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar të mbledhura për më shumë se 247,000 njerëz, përfshirë 9,979 të cilët u diagnostikuan me COVID-19. Ata që kishin kaluar covid-19 kishin një rrezik 61% më të lartë për simptoma të depresionit dhe një rrezik 43% më të lartë për ankth.

“Kjo është një problematikë që duhet ndjekur sepse dëmet neurologjike po shihen më së shumti tek pacientët që e kanë kaluar Covid-19 dhe jo ata që janë vaksinuar. Kjo situatë nuk duhet të kthehet në normalitet”, shtoi Anna Valdimarsdottir nga Universiteti i Islandës, ekipi i së cilës raportoi gjetjet në revistën mjekësore “The Lancet Public Health”

Ajo shtoi se rezultatet duhet të paralajmërojnë mjekët për mundësinë e simptomave afatgjata të shëndetit mendor në pacientët e tyre që vuanin nga simptoma të rënda të infektimit.

Burimi: Reuters

Share This Article
11 Comments
  • ASNJE VAKSINE! DEGJONI MENTEN DHE BALENEN DHE JO CENSUREN DHE Ok.

    • SEPSE DO KUPTONI PASI TE LEXONI QE ATA PRO-VAX JANE THJESHT SHERBETORE OSE TRUSHPELARE TE ELITES GLOBALE:

      • Ti je trap injorant i pagdhendur
        I prapambetur no vax
        Thuaja teorite e tua atyre qe i kane vdekur te afermit nga kovid

          • Mire do ishte
            Por nuk me paguan asnje , eshte mision moral ti kundervihesh hunjeve si ty
            Jeta eshte nje , e bukur dhe me veshtresite e saj, prandaj duhet mbrojtur nga padituria , cinizmi, injoranca.

  • Po problemet e pericarditis/myocarditis!? Apo ciqi tetem thuaj.

    PS: @Ok – ti e ke vetem me balenen apo me te gjithe ata qe jane kundra?

    • Nuk e kam personalisht me asnje
      E kam me te pasaktat komente qe jane pjelle e prapambetjes
      Kur me prishet makina shkoj tek mekaniku, kur me prishet rubineti thërras idraulikun….. kur nuk jam mire shkoj tek mjeku nuk i marrë mend komentueseve
      Njeriu nuk ka qene kunder shkences ne shekuj sepse ajo i ka permiresiar egzistencen

  • …Ndersa “Sputnik” krijon probleme te pariKthYeshme..; Jane elokuente rastet e Vladimir Putinit dhe miliona ruseve dhe mbeshtetesve serbe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *