Të rinjtë shqiptarë janë homofobë. Ky është përfundimi i një studimi me titull “Rinia Shqiptare 2011: Mes besimit për të ardhmen dhe dyshimit për të tashmen”. Studimi i kryer me mbështetjen e fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”, ka analizuar të dhënat e mbledhura gjatë muajve shtator-nëntor 2011 për disa tema.
Në kapitullin kushtuar perceptimeve të të rinjve mbi grupe të ndryshme sociale përfshi këtu edhe komunitetin gei, thuhet se të rinjtë shqiptarë kanë reagime negative dhe tendenca diskriminimi. Studimi tregon se edhe pse të rinjtë shqiptarë janë përgjithësisht të hapur ndaj grupeve të ndryshme shoqërore, ata kanë një ndjenjë të theksuar paragjykimi ndaj homoseksualëve, pra janë homofobë.
Meshkujt kanë përqindje më të lartë paragjykimi me mbi 67% krahasuar me 46% të femrave ndërkohë që homofobia është e shtrirë në çdo kategori. Gjithashtu, një ndryshim i madh vihet re mes të rinjve në fshat dhe atyre në qytet. Të rinjtë në fshatra janë më paragjykues se sa të rinjtë në qytet, ndërsa femrat rezultojnë të jenë më tolerante ose indiferente nga fqinjësia me një çift homoseksualësh.
Studimi sugjeron se homofobia e të rinjve shqiptarë ndaj komunitetit gei lidhet me mungesën e dijeve mbi çështjet LGBT dhe të seksualitetit si dhe nga mungesa e kontakteve me këta persona