Nga kanceri nuk sëmuresh as rastësisht, as prej fatit të keq. Këtë synon të tregojë një studim Italian, sipas të cilit shkaqet e sëmundjes së shekullit duhen kërkuar tek faktorët ambjentale që sjellin alternime gjenetike të parashikueshme.
Hulumtimi është pjesë e kërkimeve më të gjera shkencore, mbi rolin e atij që konsiderohet ‘fat i keq’ në nisjen e tumoreve. Kërkuesit e drejtuar nga Piergiuseppe Pelicci, profesor në universitetin e Milanos, zbuluan se një prej ndryshimeve genetike më të shpeshta dhe më të rëndësishme për zhvillimin e kancerit, ‘translokimi kromozomal’, nuk ndodh rastësisht tek genoma, por është i parashikueshëm dhe i provokuar nga ambjenti jashtë qelizës.
Çfarë i shkakton këto ndryshime?
Dy janë aktualisht rrymat e mendimit për këtë çështje, thotë Pelicci: Njëra lidhet me rastësinë dhe tjetra me ambientin që na rrethon si dhe stilin e jetesës.
Studimi Italian anon tek kjo e dyta. Hartuesit e tij shpjegojnë se aktiviteti i geneve, kontrollet prej sinjaleve specifike, nga ambienti ku ndodhen qelizat tona, i cili influencohet dhe ai vete prej sjelljeve tona e mjedisit ku jetojmë.
Ky zbulim, sipas Pelicci-it, tregon se fati nuk ka asnjë lidhje me gjenezen e translokimeve, ndërsa ofron gjithashtu një motiv shkencor bindës në mbështetje të përpjekjeve, për parandalimin e tumoreve.
l.h/ dita

Sna thate ndoje gje te madhe !!!Translokimi kromozonit Dihet qe ka nje Shkak e thone gjithe librat Gjenetikes Por jane 2 shkaqe Lindura dhe te Fituara. Te te fituara hyn Ambienti.
Uaaaa,po kaq gje e ka thene me kohe edhe vete Ver llapa!
përveç titullit idiot,si gjithnjë që në mënyrë absolute në këto 10 vjet,të paktën që lexoj gazetat online,jep zbulin e shkaqeve të kancerit,kemi dhe ndoshta idiotësinë e shkruesit ose atyre shkenctarëve italianë të janë pjesë e “Dy janë aktualisht rrymat e mendimit për këtë çështje, thotë Pelicci: Njëra lidhet me rastësinë dhe tjetra me ambientin që na rrethon si dhe stilin e jetesës.”
pra e së dytës!!kur e dimë fare mirë se edhe nëse është 1 mijë përqind e vërtetë ajo që thonë ata për shkaqet e ndryshimeve gjenetike për shkak të ambjentit ku jetojmë,nuk mund të themi se qëndron fakti i rastësisë!!
nëse rastësia nuk ndikon fare,atëherë mund të themi se të gjithë njerzit do të ishin sëmurë nga i njëjti kancer!pra do të kishin vdekur të tërë!!
rastësia qëndron si fakt,sepse jo të gjithë njerzit sëmuren nga kanceri!!
edhe sikur të kishim një 50/50% prapë mund të themi se ka qënë rastësi që një pjesë është sëmurur dhe një pjesë jo!!rastësia ka bërë që dikush ti shpëtojë e dikush jo!!