Të rinjtë nga shtetet më të pasura në botë zakonisht janë ata që raportojnë se kanë nivel më të lartë kënaqësie në jetën e tyre.
Por, të dhënat e mbledhura nga raporti më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetit tregojnë, se të rinjtë në shtetet jo shumë të zhvilluar kanë shfaqur një përqindje të lartë të faktit që janë të kënaqur më jetën e tyre.
Sipas hartës së përpiluar, të rinjtë në Shqipëri shfaqin nivel të lartë kënaqësie, mbi 90%, për të dy gjinitë e intervistuar. Të rinjtë (15 vjeçarë) shqiptarët shfaqen jo vetëm më mirë se bashkëmoshatarët në rajon (në të dy gjinitë), por në rastin e intervistimit të femrave, edhe më mirë se disa vende europiane si Italia, Franca, Gjermania.
Arsyet e studimit nuk specifikohet, teksa atyre u adresohet pyetja se sa të kënaqur jeni me jetën, të ndarë në një përshkallëzim.
Në këtë studim janë anketuar 220 mijë njerëz nga 42 shtete të ndryshme në Europë./Monitor

Si mos jene te kenaqur? Ne shkolle bejne rrumpalle, jetojne me prinderit, nuk paguajne asgje nga xhepi, dhe tredhin zinxhiret neper pube e locale.