Studimi:Ndërtimi i më shumë se 90 HEC-eve në Shqipëri paraqet risk ekologjik

redaktor

Ndërtimi i hidrocentraleve mund ta kthejë Shqipërinë në një “superfuqi” rajonale energjetike, sikurse pretendohet, por pa dyshim kjo do të ketë një kosto të lartë për vendin në një afat të gjatë.

Një studim i zhvilluar nga eksperti austriak Ulrih Zhvarc lidhur me lumenjtë e Ballkanit mbi statusin e tyre hidromorfologjik dhe projektet e hidrocentraleve, zbulon edhe disa të dhëna jo aq entuziaste për Shqipërinë.

Studimi është mbajtur gjatë vitit të kaluar dhe është mbështetur nga një sërë programesh të BE-së dhe fondacioneve që synojnë mbrojtjen e natyrës dhe në fund është publikuar një raport i plotë me gjetjet.

Deformimi i rrjedhjes së lirë të lumenjve me ndërtimin e shumë hidrocentraleve në një kaskadë do të ketë pasoja të mëdha për Shqipërinë. Riviera shqiptare përgjatë bregdetit rrezikon të pësojë ndryshime që nuk janë në favor të prioritetit tjetër të shpallur nga qeveria, turizmi.

“Reduktimi i transportit të sedimenteve shkakton erozion bregdetar si në rastin përgjatë Rivierës së Shqipërisë”, thuhet në raportin e cituar nga gazeta “Panorama”.

Gjithsesi, në totalin e të gjitha vendeve aktualisht Shqipëria dhe Mali i Zi, sipas raportit, kanë ende 60 për qind të lumenjve me një rrjedhje të lirë dhe të pacenuar nga pjesa ekologjike.

Gati 90 hidrocentrale të planifikuara për t’u ndërtuar në vendin tonë prekin në mënyrë shumë të lartë vlerën ekologjike të lumenjve ku po ndërtohen. Dy lumenjtë më të kërcënuar nga kjo janë Devolli dhe Vjosa. Raporti i zyrës austriake të Shvarcit vlerëson se fragmentarizimi me shumë diga hidrocentralesh sjell degradimin e sistemit të lumit.

“Fragmentarizimi i lumenjve me diga çon drejt degradimit afatgjatë të sistemit të lumit, dhe kjo është veçanërisht e dëmshme. Për aq kohë sa më shumë hidrocentrale do të ndërtohen në zona me vlera ekologjike të larta, dëmi i pritshëm për ekosistemin e lumit është veçanërisht i lartë. Ky kërcënim duket të jetë më i larti në Shqipëri dhe Mal të Zi”, thuhet në raport.

Nga ana tjetër, raporti këshillon që në tërësi Ballkani të shohë me kujdes politikat që prekin lumenjtë dhe ekosistemin e tyre, pasi ata janë një nga pasuritë më të mëdha që ka ky rajon. Edhe pse infrastruktura dhe hidrocentralet janë të rëndësishme, sipas raportit, biodiversiteti dhe ruajtja e ekosistemit është vlerë për gjithë Europën.

Share This Article
1 Comment
  • SHQIPERIA KA NEVOJE PER PRODHIM TE KOMBINUAR HEC-TEC TE ENERGJISE.

    Po te leme menjeane katastrofen ekologjike te zhdukjes se plazheve, sic e parashikojne specialistet e huaj dhe te gjykojme si tekniciene apo inxhiniere te mirefillte, energjia e prodhuar nga HEC-et e Devollit apo te Vjoses eshte nje PALO gje me energjine qe i duhet vendit per zhvillimin e tij ekonomik. Ne asnje vend te Botes energjia elektrike nuk prodhohet 100 % me HEC-e dhe demagogjia berishiste per “superfuqi energjitike” ne rajonin e Ballkanit me hidrocentrale te ndertuar mbi PERRENJ TE THATE nuk mund te bind njeri nga Bota e Civilizuar. Per pasoje nuk ka gjasa te gjeje mbeshtetje apo financime serioze nga firma prestigjoze, pervecse nga pushteti abuzues per qellime perfitimi personal. Pse nuk tregohet me shifra sa eshte prodhimi vjetor i parashikuar i energjise nga keto HEC-e fantazem? Vetem po te hapen qitapet qe la prof. Petrit Radovicka do te shihet qarte nevoja e vendit tone per prodhim te kombinuar te energjise dhe kerkesen e vazhduar qe kjo KOKE e madhe e energjetikes shqyptare i bente Keshillit te Ministrave. Sali Berisha por edhe mafia pas tij shkaterruan TEC-et ekzistuese per t’i shituar si skrap dhe dritat dhe energjia ka mbetur ne dore te Zotit. Kur Zoti nuk i dergon uje dallkauket thone: “Nxirrni o burra gjeneratoret!”, kur uji vjen me vershime e permbyt qytete dhe fshatra dallkauket fillojne te flasin per “BATICA” mitollogjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *