Eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare ka treguar se Ali Pashë Tepelena ka qenë një personazh shumë i përfshirë në fushën e kulturës shqiptare.
I ftuar në emisionin ‘Abc e mëngjesit’, studiuesi ka treguar se Ali Pashë Tepelena ka qenë personi i parë që ka ndërmarrë gërmimet e para arkeologjike në Shqipëri, në Prevezë të Çamërisë, së bashku me arkeologun danez, Bronsted. Tare tregon se ka gjetur disa dokumenta të cilat tregojnë se Ali Pasha i fal ushtarakut anglez, Ëilliam Martin Leake një kokë të marrë në Brutint, e cila sot ndodhet në British Museum.
“Kur do të gjesh gjëra për Shqipërinë, gjithmonë gjerat i gjen jashtëfatkeqësisht, sepse këtu nuk ka shumë. Në Amerikë, Londër, Austri, Francë, gjen goxha. Kam bërë goxha kërkime në Londër sepse atje ka shumë. Në Shqipëri Ali Pashë Tepelenës nuk i është dhënë rëndësia e duhur. Personazhi i tij në fushën e kulturës, është totalisht i panjohur. Aliu ka qenë mjaft interesuar në këtë fushë. Ai ka ndërmarë gërmimet e para arkeologjike në Shqipëri, në Prevezë të Çamërisë, së bashku me arkeologun danez, Bronsted. Bronsted ka treguar se pasi gjetën dy monedha, Aliu i kishte thënë ti ndanin së bashku. Unë kam gjetur disa dokumente të tjera ku ai i fal Ëilliam Martin Leake një kokë të marrë në Brutint, e cila sot është në British Museum“, u shpreh Auron Tare.
o.j/dita

Ju lumte!Del se Ali pashe Tepelene eshte arkeologu I pare dhe krijuesi I arkeologjise shqiptare.Dhe kush:Ali gjakatari qe ai dhe djemte e tij ,nga etja per para ,rrembenin dhe shisnin cdo gje qe zbulonin arkeologet e huaj.Si gjithmone ne Shqiperi do te cahen shtigje te reja.
Ali Pasha ishte nje bandit dhe nese ka kerkuar e ka bere vetem per te vjedhur dhe shitur (ashtu sic edhe pohon z. Tare qe i ndau monedhat me danezin). Me mire qe nuk ka qene shume i perfshire. Nga ana tjeter nuk i kuptoj europianet se si mund te tjetersojne pasurine arkeologjike te nje vendi tjeter dhe te shesin mend me to ne nje muzeum, madje te fitojne edhe para nga vizitoret ne muzeumet e tyre. Keta njerez jane te paturpshem! Te gjitha keto shtete duhen hedhur ne gjygj nderkombetar per vjedhjen e pasurive arkeologjike te vendit tone. Ne nuk mund te rrijme dhe te vizitojme pasurine tone nga vendet qe na i kane vjedhur. TURP!
Paska qene edhe HAJDUT I OBJEKTEVE ANTIKE?
I zbuloi po’ i shiti me nje fjale hajdute si sala likja dhe edi pastaj ja hedhim fajin te huajve armiku me i madh i shqiptareve eshte shqiptari vete qe gjithm
one eshte shitur ke te huajt
Studiues Auron Tare?????????????????????????????
“Ali Pashë Tepelena paska qenë personi i parë që ka ndërmarrë gërmimet e para arkeologjike në Shqipëri”. FANTASTIKE!
Çfarë nuk po n’a dëgjojnë veshët në këtë Republikën e rinovuar amerikano-evropiane të Shqipërisë. – Çfarë quan “gërmim arkeologjik” ky i cilësuari mediatik – “Ekspert dhe Njohës i Trashëgimisë Kulturore”? Është ky i mësuar në ndonjë shkollë për arkeolog, për të bërë gërmim arkeologjik, për histori zbulimi arkeologjik? Apo është prodhim i Repartit të Përqendrimit edukativ mediatik të Tranzicionit (prej 1990)?
Ju lutem, meqenëse m’ë shëmbëllen tashmë me një mostër muzeore – Mos i përçmoni “zbulimet” – e këtij Kolombi të Tranzicionit, i cili qenka një Shkëlqim i Pambuluar në vlerësimin e pasurisë arkeologjike të Nahijes nga vjen, aq sa për pak do t’a kishim marrë më qafë vetë Ali Pashë Tepelenën për talentin dhe kulturën që paska pasur si arkeolog 200 e ca vjet më parë! Dhe nuk e paskemi ditur! As Liza e Qymyrit nuk n’a e tregoi asokohe!
Faleminderit Kollos i Trashëgimisë! E ke Hallall-a, një monedhe floriri nga ato të Ali pashait! Jepi prej saj nga një qindarkë falënderimi, secilit prej kolegëve arkeologë dhe historianë që të rrethojnë në aureolë dhe të mbajnë për të ditur në çdo ekran televiziv! (Pika që s’u bie, se si shërbyes të Pushtetit rroni dhe mbijetoni!). N’a e keni shtuar dhe presim të n’a e shtoni edhe më tepër, krenarinë tonë kombëtare me këto zbulime që keni bërë në Epokën post demokratike të Tranzicionit! Pavarësisht, se Pasurinë në florinj të Aliut ende nuk e keni gjetur, madje as, se ku mund t’a ketë fshehur Arkeologu i parë i Shqipërisë – Ali Pashai!!!
Por do t’a gjeni! Vetëm vazhdoni të shkatërroni me skreper e buldozerë Nëntokën e këtij vendi plot me dëshmi të historisë botërore! Derisa t’i dalë koka e parë e verdhushkës së fshehur të Pashait … rrëmo-gërmo në arkivat e Evropit, se Noc-Rrokun ke për të gjetur!
Ashtu siç u shkatërrua toka e bukës, ashtu siç u shkretuan qindra fabrika dhe vepra të pasurisë së përbashkët, që u ndërtuan për dekada me djersën e këtij populli dhe me mundin e gjeneratave tona të Pasluftës, ashtu, kjo lloj rrace e rè arkeologësh e gatuar me brumë pushteti të thartuar tranzicioni, po shkatërron në krye të institucioneve shtetërore pa mëshirë – tërë pasurinë e çmueshme arkeologjike të nëntokës së Republikës së Shqipërisë, duke e filluar Bombardimin Atomik të pasurisë arkeologjike të këtij vendi nga Epidami-Dyrrahu-Durrësi, në kërthizë të historisë botërore. Jepini dhe mos u ndalni, me në krye Ekspertë dhe Njohës së Trashëgimisë Kulturore si puna e këtij modelit poshtë! Jeni brenda programit të Tranzicionit – po qe se duan t’a marrin Republikën e Shqipërisë në Europë, t’a marrin pa pasuri arkeologjike, me nëntokë të zbrazur! Po deshën?!
Të tillë i duhen Shqipërisë arkeologët, pa shkollë, si “arkeologu i parë shqiptar i shkolluar ndër “brinja e gërxhe si Ali Pashai nga Tepelena”, tëpkë si ky modeli i sotëm poshtë! Mirë ky poshtë, që i ka bërë vetes një diplomë arkeologu, por i paska prerë diplomë „arkeologu” në Copy-Shop edhe Ali Pashë Tepelenës, që të shpallet – i pari arkeolog i Shqipërisë!
Tani e kuptova, që edhe Ali Pashë Tepelena paska qenë arkeolog i dekadave të para të shek. 19 – të tranzicionit të epokës së vet – për t’a bërë Shqipërinë të pavarur, por nuk e bëri dot – sepse e bëri Greqia të tillë vetveten me kontributin e arkeologut atdhetar shqiptar, Ali Pashë Tepelenës, pasi ky i fundit paskish qenë i zënë me shitje objektesh arkeologjike një hollandezi.
Mjerim i madh kur vëren, se sa shumë i ka fryrë pushteti këto goma skarco (jashtë përdorimit) për punët e veta, se sa shumë para harxhon ai për të çuar fiq të egër (mufkë) nëpër arkivat e Amerikës dhe të Europës, kur dëgjon këtë Haxhi-Qamilin e arkeologjisë të tregojë me krenari: “Kur do të gjesh gjëra për Shqipërinë, gjithmonë gjerat i gjen jashtëfatkeqësisht, sepse këtu nuk ka shumë. Në Amerikë, Londër, Austri, Francë, gjen goxha. Kam bërë goxha kërkime në Londër sepse atje ka shumë. Në Shqipëri Ali Pashë Tepelenës nuk i është dhënë rëndësia e duhur. Personazhi i tij në fushën e kulturës, është totalisht i panjohur. Aliu ka qenë mjaft interesuar në këtë fushë. Ai ka ndërmarë gërmimet e para arkeologjike në Shqipëri, në Prevezë të Çamërisë, së bashku me arkeologun danez, Bronsted. Bronsted ka treguar se pasi gjetën dy monedha, Aliu i kishte thënë ti ndanin së bashku. Unë kam gjetur disa dokumente të tjera ku ai i fal William Martin Leake një kokë të marrë në Butrint, e cila sot është në British Museum“, u shpreh Auron Tare.
Pse i harxhon paratë o Pushtet për kësi kërkimesh në Londër, Amerikë dhe gjetkë … Në vitin 1983, studiues të Republikës së Shqipërisë u ftuan nga “Dictionary of Art” i Londrës (me 34 vëllime), apo gjatë viteve ’80 nga “Allgemeinen Künstlerlexikon” me qendër München, Leipzig dhe New Jork (deri tani mbi 100 vëllime), që të pasuronin si autorë në këto enciklopeditë më të mëdha të sotme botërore, me të dhëna mbi institucionet, koleksionistët dhe arkeologët e parë në viset shqiptare. E kam fjalën, se e kanë bërë shqiptarë të tjerë këtë punë në vitet ’80 të shekullit të kaluar, nga ka mësuar edhe Londra, edhe Parisi, edhe Berlini, etj. edhe Amerika po e po, përsa i takon këtij realiteti në viset shqiptare. Ajo që mund të bëni ju sot, është vetëm të abuzoni me paratë e këtij shteti, të bëni plagjiaturë (siç po bëni pa skrupull), apo të mos dini dhe mos gjeni kurrë as ato që i kanë hulumtuar shkencëtarët patriotë të këtij vendi në shekuj. Ashtu si deri në Akademinë e Shkencave, madje në katet ku rrinë “illustri ignoti” të pushtetit të këtij vendi me spaleta PS apo PD apo LSI, kur injorantit të sotëm atje, i bie në dorë një dokument nga jashtë shtetit dhe i duket, se vetëm ai po e lexon i pari dhe vetëm atij i takon të n’a e shpjegojë se çfarë ajo, që i ka rënë në dorë me shumë vonesë, do të thotë …
As në periudhën e Renesancës dhe as në atë të Barokut nuk ka pasur arkeologë në kuptimin e profesionit të gërmimit (zbulimit) të dokumentit historik. Deri edhe Schliemann (1822–1890) me “Trojën e tij” nuk quhet arkeolog, sepse nuk zbuloi kirurgjinë e qytetit, por mblodhi vetëm “kupacë” (gjetje arkeologjike të lëvizshme për t’i marrë me vete). Dhe jo më Ali Pashai i mikut poshtë. Edhe atje ku në zgjimin e lëvizjeve pre-nacionale në vendet e përparuara të Europës (Itali, Francë) lindën arkeologët e parë amatorë, viset shqiptare nuk kanë pasur të tillë, sepse ishin në administratën osmane dhe Perandoria myslimane nuk punonte për identifikimin e kulturave kombëtare. Edhe kur arkeologët e parë të huaj erdhën në viset shqiptare prej mesit të shek. 19, nuk ka pasur asnjë arkeolog shqiptar dhe aq më pak të ketë qenë arkeolog, Ali Pashë Tepelena(!). Përcaktime rurale, alla Haxhi Qamili, alla Tranzicioni të Virusit epidemik 7501!
Në enciklopedinë angleze të shkruar nga historianë shqiptarë të arkeologjisë, do të mësosh, se në pre-Renesancë, në shek 13–14 lindi në Europë veprimtaria e koleksionimit (grumbullimit) të veprave artistike, përshirë edhe objekte arkeologjike, të cilat zbuloheshin gjatë gërmimeve rastësore për hapje themelesh në qytete apo mjedise të banuara të braktisuar nga antikiteti apo mesjeta. Lindi kultura e grumbullimit dhe koleksionimit panagjirik-romantik të objekteve (artefakteve) të artit të aplikuar dhe të objekteve artistike historike të lëvizshme nga lashtësia, antikiteti dhe mesjeta e hershme. Edhe Shqipëria e krishterë pati të tillë koleksionistë si Thopiajt, Balshajt, etj.
Interesimi për grumbullim vepra arti në Shqipëri nxorri koleksionistët e parë në viset shqiptare edhe në Periudhën osmane (por jo arkeologë). Me sa del e dokumentuar, koleksionistët e parë qenë sundimtarët e pashallëqeve shqiptare të çerekut të fundit të shek. 18 dhe të çerekut të parë të shek. 19 – Ahmet Kurt Pasha (?–vdekur me 1787) në Berat, Kara Mahmud Bushatlliu (1749–1796) në Shkodër, Ali Pashë Tepelena (1740–1822) në Janinë, Mustafa Pashë Bushatlliu (1796–1860) në Shkodër, etj., të cilët u përqendruan në vepra të artit dekorativ dhe aplikativ. Më tej, si koleksionist i parë i artit figurativ njihet Mustafa Pashë Vlora (?–vdekur më 1894) në Vlorë. Fill pas tij, Shtjefën Gjeçovi (1873–1929) në Gomsiqe dhe Kolë Idromeno (1860–1939) në Shkodër grumbulluan, i pari, vlera artistike të kulturës ilire, i dyti, piktura të artistëve shqiptarë bashkëkohorë.
I nderuar Haxhi-Qamil i Arkeologjisë shqiptare, për ty mund të ketë nevojë vetëm Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Kam dëgjuar, se andej po bëhet një libër për Rishikimin e Historisë Shqiptare – duhet të jetë e Shqipërisë, sepse Histori Shqiptare nuk është shkruar ndonjëherë deri më sot, kështu nuk ka se si ajo të Rishkruhet (apo të rishikohet). Duku ndonjë ditë andej, se nuk të mungojnë as shokët e vjetër dhe as miqtë e ngushtë të ekranit televiziv, as edhe ata të Repartit të Përqëndrimit. Pyet njëherë, se mbase kanë nevojë për ty ….
Një fjalë për mbyllje: A e di, se çfarë quan Qeveria, Presidenca dhe Parlamenti arkeologë sot në Shqipëri? Jo ata që ka nevojë Shqipëria dhe shkenca, por ata që i bëjnë punë Pushtetit dhe Parasë … Besoj se të kam ndihmuar shoku Pasha!
(Marrë nga faqja ime e facebook-ut)
Fatkeqësia jonë që të kemi palaço si ky arkeo-eskavatorist dhe gjithashtu që gjejnë hapësira për t’u shprehur. Ju lumtë për denoncimin që bëni.
zoti Frasheri nga ajo qe une degjova ne emision zoti tare citoi arkeologun danez Olaf Brondsted. Pra citoi perse ju dogji kjo gje kaq shume?
Mendova se është e qartë, se prej Pre-Renesancës dhe deri në gjysmën e shek. 19 nuk ka pasur kurrfarë arkeologu në Europë, por ka pasur koleksionistë (mbledhës, grumbullúesë) të objekteve të lëvizshme të artit të aplikuar dhe atyre të nxjerra nga gërmimet. Arkeologjia dhe arkeolog si profesion, fillon me kirurgjinë historike të nëntokës si dokument historik. Koleksionist objektesh arkeologjike nuk do të thotë të jesh arkeolog. As mbledhësi i objekteve arkeologjike Peter Oluf Brøndsted (Olaf Brondsted 1780–1842, qytetar danez) nuk ka qenë arkeolog dhe aq më pak miku i tij, Ali Pashë Tepelena.
Nuk kam dëgjuar deri më sot të bëhet ndonjë emision me temë “Ali Pashë Tepelena arkeolog”. Prandaj m’u duk e nevojshme të ndërhyja, që të mos e gënjejmë popullin në këto kohëra të turbullta tranzicioni, duke e shpallur patriotin shqiptar Ali Pasha Tepelenën – arkeolog, me argumentin, sepse ai është parë duke ndarë monedha të gjetura historike, me një “arkeolog” danez. Brondsted nuk ishte gjë tjetër veçse një njohës, mbledhës dhe shitës i objekteve arkeologjike të lëvizshme të dekadave të para të shek. 19 (koha e Aliut), me huqet e kolonizatorit të profilit nordik, i cili, ashtu si dhe të tjerë holandezë dhe francezë, të ndjekur nga gjermanë e austriakë, bënin këtë punë nëpër viset shqiptare bregdetare jugore (dhe jo vetëm aty). Pavarësisht se e admirojmë dhe e çmojmë veprën historike të Ali Pashait tonë, ai nuk mundi të bëhej arkeolog edhe sikur të ketë ëndërruar (për të cilën nuk i gjenden gjurmët), sepse jo vetëm nuk kishte shkollë, por ka qenë tërë jetën i zënë me “shokët” më të specializuar të tregut të floririt, ku ishte vetë një specialist i talentuar dhe i përkushtuar tradicionalisht.
Danish archaeologist Peter Oluf Brønsted (1780-1842) was born in Fruering near Aarhus in Denmark and studied theology and philology at the University of Copenhagen. In 1806, he and his friend Georg Koës (1782-1811) set out on a grand European tour that finally led them to Greece and Albania. They arrived in Greece in 1810 where Brønsted met Charles Robert Cockerell (1788-1863) and Lord Byron. In a letter to Francis Hodgson on 20 January 1811, Byron noted: “I have contracted an alliance with Dr Bronstedt of Copenhagen, a pretty philosopher as you’d wish to see…”
In the winter of 1811-1812 Brønsted conducted excavations on the island of Kea. He also dug on Aegina and Salamis and then, with Haller, excavated the Temple of Apollo in Bassae (Arcadia).
Brønsted returned to Copenhagen with Lunzi in 1813 and was made professor of Greek and philology at the university. In 1818 he served as Danish envoy to the Holy See in Rome and helped buy antiquities for the king of Denmark. He was in Sicily and the Ionian Isles in 1820-1821 and in London in 1826 to study the Elgin Marbles. From 1828-1832 he lived in Paris where he oversaw the publication of his major work “Voyages dans la Grèce accompagnés de recherches archéologiques” (Paris 1826-1830), also printed in German as “Reisen und Untersuchungen in Griechenland” (Paris 1826-1830), and returned to Copenhagen where he was appointed director of the museum of antiquities (Møntkabinettet). In 1842, he became rector of the University of Copenhagen, but died soon thereafter in a riding accident.
zoti Frasheri duket se publiket per Danezin Bronstead e cilesojne ate si nje arkeolog i cili ka ndermarre germime arkeologjike ne Greqi. Ju lutem si e shpjegoni ju kete?