Një studiues italian është infektuar pa dashje me një variant të virusit HIV/AIDS, të krijuar në një provëz eksperimentesh.
Kjo është hera e parë në botë që dokumentohet një ngjarje e tillë. Studiuesit janë marrë në pyetje mbi sigurinë e eksperimenteve të sëmundjes vdekjeprurëse, për të cilën teoritë e komplotit sugjerojnë se ka lindur në një laborator dhe më pas është përhapur te qeniet njerëzore.
Sidoqoftë ky rast nuk ka të bëjë aspak me këto teori. I prekuri nga virusi është një kërkues italian, që punonte në një institut evropian për kërkimet mbi HIV/AIDS-in.
Studiuesi zbuloi se ishte infektuar me virusin vdekjeprurës ndërsa kishte bërë analizat, teksa përgatitej të dhuronte gjak. Personi në fjalë punonte në një laborator të nivelit dy, ku gjendeshin porcione të acidit ribonukleik të virusit, që përdoren për të krijuar modele studimi, për t’i vënë në zbatim në teste diagnostifikuese apo terapi.
Këto viruse nuk janë infektuese në nivelin dy, por në atë katër, megjithatë nuk dihet saktësisht se është realizuar infektimi. Ky rast ka hapur debat në komunitetin mjekësor amerikan.
