E vërteta e një urdhëri fetar të caktuar reziston prej vetë natyrës së tij me çdo vulgarizim: Për sa paraqet me qartësi ata janë të pranueshëm vetëm për ata që janë të kulifikuar për të kuptuar ndërsa për të tjerët është njësoj sikur të mos ekzistojnë/ Rëné Guenon
Nga Fatmir Minguli
Jo më kot po shkruaj për librin e studjuesit Koçi Tahiri “Krahina e Gorës dhe shoqata “Besëlidhja Gorare”” botuar këtë vit. Mes kapitujve të shumtë të këtij libri më tërhoqi në mënyrë të veçantë kapitulli “ Pak histori mbi sektin bektashian në Shqipëri” por që flet shumë edhe për bektashizmin në krahinën e Gorës.
Dihet se ky sekt është shumë i përhapur në Shqipërinë jugore dhe në krahinën e Krujës dhe çdo krahinë ka karakteristikat e veta në besimin e vet bektashian.
Por në rastin e krahinës së Gorës kemi të bëjmë me një studim të mirfilltë analitik nga Koçi Tahiri (Çakërri) doktor në shkencat politike si dhe me një lloj përputhje me temën që po trajtoj në një libër timin në process.
Le të shohim disa fragmente nga kjo analizë:
“Ky Sekt Bektashian ka dhënë dhe i jep jetë morale të drejtë, në adresë të paqes sociale, qetësisë shpirtërore dhe harmonisë njerëzore, dialogut dhe respektimit ndër njerëzor, duke pasuruar kështu, shpirtrat e njerëzimit.!( Sa për kulturë, sot në rruzullin tokësor, numërohen rreth 300 milion bektashian ) ku ritet fetare, ata i kryejnë në teqe të ndryshme.
Bektashizmi si filozofi mistike nuk ka lindur në Shqipëri, por historia njeh fakte të tilla të lidhjes me shqiptarët, sa mund të themi se Shqipëria është bërë atdheu i dytë. Fillimisht në Shqipëri ky sekt ka ardhur nga jeniçerët shqiptarë që kanë shërbyer në regjimin osman, të cilët kur u kthyen në Shqipëri, këtë traditë e kultivuan, e në shoqërinë tjetër civile, në vend, duke treguar hapësirat e tolerancës me njeri tjetrin, duke e lënë trashëgimni edhe tek nipërit e tyre.
[…] Kjo ka ndodhur kur Sulltan Mahmuti i dytë, filloi persekutimet, ndaj klerikëve bektashianë, më 1826, brenda një nate ai masakroi më shumë se 18.000 jeniçerë, të cilët sic dihet ishin bektashianë, ku një pjesë e tyre ishin shqiptarë.
[…] Dihet se Prijësi i Shqiptarëve, Ali Pashë Tepelena, taçin që mbante në kokë, ka qenë simbol i bektashianëve.( vetë ai thonte me mburrje se ishte bektashian).”
Autori Koçi Tahiri më tej ka analizuar dhe lëvizjet e vazhdueshme që kanë bërë njerëzit e lidhur me sektin bektashian, për të hyrë më pas në fakte të hollësishme të veprimtarive të këtij sekti në krahinën e Gorës.
“Të gjithë prijsat kohës së Tanzimatit, si Çelo Picari, Zenel Gjoleka, Hodo Nivica, Çobo Golemi, etj. ishin bektashain. Avdyli, Naimi dhe Samiu, ishin bektashian, ku me veprat e tyre, ata ngritën në Olimp emrin
e bektashizmit dhe të Shqipërisë.
Më vonë më 1925, kur Qemal Ataturku bëri reformat e tij, një fluks tjetër bektashain largohet nga Turqia dhe vjen në Shqipëri.
Para kësaj katastrofe klerikët bektashainë shqiptarë më 1920 në Kuvendin Kombëtar të Lushnjes, komuniteti bektashian u zyrtarizua si i tillë në krah të komuniteteve muslimanë, ortodoks dhe katolik. Ku Aqif Pashë Elbasani, atdhetar i shquar dhe një mehyp i mirë i Teqes së madhe të Elbasanit, me cilësinë e Këshillit të Lartë të këtij komuniteti, i shkruan një letër Kryeministrit të asaj kohe, ku ndër të tjera ai shkruante: “Baballarët kërkojnë të mbajnë një kongres për të bërë një reformë morale bektashiane.
Më 17 janar të vitit 1921 në Teqenë e Prishtës të Skraparit, arrihet të mblidhet Kongresi i parë i komunitetit bektashian, aty u mor vendimi i shkëputjes së lidhjeve nga jashtë, duke vendosur kështu “Autoqefalinë” e parë bektashiane.
Kjo nismë u pasua më vonë dhe nga komuniteti mysliman më 1923 si dhe ai ortodoks në 1924.
Më tej autori Koçi Tahiri bën një përmbledhje interesante mbi krahinën e Gorës lidhur me besimin bektashian.
“ Në Gorë besimi bektashian zë gati 50%. Kur vinte babai i teqesë në një nga familjet bektashiane, ishte një mbarësi, aty vinin të gjithë besimtarët e fshatit po në veçanti kur pranohej ndonjë antar ( mehyp) i ri, të gjithë rrinin në gjunjë para babait po baabi shpesh thosh: “ Rrini të lirë” po asnjeri, s’e thyente rregullin…”
Po edhe më tej autori Koci Tahiri përshkruan me nota të theksuara realiste dhe një takim me Baba Zeqirin në Teqenë e Melçanit:
“ Atje shërbente Baba Zeqiri, një burrë me trup të derdhur, me një mjekër të bardhë, dhe me një hark të gjelbër në kokë, me fustanellën e tij të bardhë, të hedhur krahëve një pelerinë të gjelbër, m’u duk vetja, sikur isha në botën e ëndrrave, këmbët s’i ndjeja fare, trupi më dukej i lehtë, mendja kishte hyrë në botën e çudìrave. Trupin e kisha në teqe, mendja krijonte fantazira.”
Pasi na jep këtë portret fantastik të Baba Zeqirit, dhe gjendjen mistike të vetvetes na flet kaq shkoqur për Teqenë e Melçanit:
“Duhet thënë se Teqeja e Melçanit, qëndronte madhështore mbi një kodër, ku kultivoheshin një mori pemësh frutore si kumbulla, bajame,
mollë, dardha, qershi, vishnja, arra, thana, e deri në goricat e egra. Aty kish dhe një vreshtë me varietete rrushi nga më të ndryshmet.
Nga do që të shikoje, syri të shihte mrekullira, vetë pozicioni i Teqesë ishte i tillë, në cdo cep të saj ndodheshin porta të mëdha. Po e veçanta e kësaj Teqeje ishte se asnjë herë nuk mbetej bosh; ajo gumëzhinte nga njerëzit. Aty thereshin kurbane të panumurtë e shpesh thuhej se “vetëm në Teqe nuk mbarohet buka dhe mishi, mund të shkosh në çdo kohë, se ajo nuk i mban dyert mbyllur, po ajo të ndëshkon, kur ti shkon dhe mendon keq për të.
Teqeja është një vend i shenjtë; aty merr këshilla që të duash shtëpinë tënde, të respektosh shoun tënd më të vobekët, të mos jesh përbuzës ndaj tjetrit. Ajo të edukon të duash atdheun, të duash dhe të respketosh prindërit që të kanë bërë kokën, gjë që pasqyrohet dhe te Frashëllinjtë se ata ishin bektashinj të mirë.”
Duke parë historikun e kësaj Teqeje në internet, në listën e teqeve të Shqipërisë, Teqeja e Melçanit është e para në njëzet teqetë e Korcës. Për këtë teqe shkruhet se ka emrin “Teqeja e Baba Abdulla Melçanit” dhe se është themeluar nga Hysen Ali Dede, në vitin 1640 dhe rindërtuar në vitin 2014 nga misionari bektashi “Hirësia e tij Haxhi Baba Sadik Ibro.”
Por në librin e F.V. Hasluck, gjejmë këtë përshkrim interesant për Teqenë e Melçanit. Duhet theksuar se ky libër në anglisht është botuar në vitin 1929.
Ja përkthimi i faqes ku flitet për teqenë e Melçanit, të cilën, edhe ky autor e vendos të parën në krahinën e Korçës.
“ Teqeja e Melçanit është një orë e gjysëm larg nga Korça, gjatë rrugës për në Voskopojë dhe qëndron mbi një vend të lartë përmbi fshatin me të njejtin emër.
Teqeja ishte plaçkitur nga kryengritësit grekë, por ndërtesat e forta dhe të thjeshta u kursyen.
Data e ndërtimit të saj është dhënë si njëqind e tetë vjet më parë: njera nga dy tyrbet e saj të thjeshta tetëkëndëshe është me gdhendjen A.H. 1221( 1797).
Themeluesi Husain Baba është varrosur në një varr pa datë, pasuesi i tij Abdullah Baba, është varrosur në një varr të datuar A.H. 1274,( 1852)
Në lidhje me të ka ndodhur një histori e jashtëzakonshme që tani tregohet. Kur ushtria franceze ishte në Korçë, majori kishte parë ëndërr sikur Abdullah Baba e kishte rrahur atë sepse kishte hyrë në tyrbe pa i hequr çizmet. Atij i bëri kaq shumë përshtypje sa që vuri në tyrbe një lajmërim që ndalonte këdo të hynte në atë vend të mbyllur.
Cila do qoftë arsyeja që shënimi në frëngjisht dhe turqisht ishte aty në vitin 1923, me nënshkrimin e francezit në shtojcë- fatkeqësht jo në tyrben e Abdullahut, por në tjetrën.
Një abat ( kryemurg) dhe gjashtë dervishë rrinin në atë rezidencë në vitin 1923. Aty nuk ka mesxhid, paradhomë e njerës prej tyrbeve që përdoret si e tillë kur kërkohet.”
Kaq shkruan F.V. Hasluck në librin e tij plot vlera” Kristianizmi dhe Islami nën sulltanin”.
Ndërsa po në internet ndeshim këto të dhëna që pak a shumë janë të njejta me informacionet e mësipërme:
“Teqeja e Melçanit – Korçë daton në mes shekullin e XVII përkatësisht në vitin 1640. Kjo Teqe ngrihet majë një kodre në zonën perëndimore të kodrave në hyrje të Korçës rreth 2.5 km larg rrugës nacionale Pogradec-Korçë. Themelues i kësaj Teqeje ka qënë Hysen Ali Dede. Teqeja e Melçanit është një nga 5 Teqetë më të vjetra në Shqipëri dhe Teqeja më e vjetër në krahinën e Korçës me të gjithë komponentët dhe parametrat e duhura për tu quajtur e tillë. Kjo Teqe ka pasur një rol tepër të rëndësishëm në çështjet partiotike. Teqeja e Melçanit është përfaqësuar me klerinë e saj në Lidhjen e Prizrenit ku ka dhënë një kontribut të vyer si dhe në kohën e lëvizjes për çlirim kombëtar, ku dhe është quajtur nga patriotët e asaj kohe: “Vatër e Shqiptarizmit” si dhe “Monument i Lëvizjes Kombëtare”. Në vitin 2014 Teqenë e Melçanit nga një vend të lënë në harresë, Hirësia e tij, Haxhi Baba Sadik Ibro e ktheu në një Teqe madhështore, model për në llojin e saj si dhe një krenari për gjithë krahinën e Korçës, pa i ndarë në besime fetare. Sot kjo Teqe jo vetëm që është një vend fetar por tashmë është kthyer dhe në një atraksion turistik për shumë turistë vendas dhe të huaj.”
Duke studjuar me vëmendje librin e Koçi Tahirit ““Krahina e Gorës dhe shoqata “Besëlidhja Gorare” lexuesi vihet në mendime. Mirë,- mund të thotë ndonjeri,- po sikur çdo krahinë të kishte historikët e saj, e brenda tyre të flitej mes të tjerave edhe për religjionet përkatëse, myslimanë, ortodoksë, katolikë.
Atëhere do kishim histori të shkruara nga “poshtë” larg teksteve zyrtare, por të vërtetuara nga ata që janë me origjinë nga zonat e tyre.
Por kur shkruhen nga njerëz të veçantë si “Pishtari i demokracisë” Koçi Tahiri, atëhere kemi të bëjmë me vepra të vërteta me karaktere shumëplanëshe ku çdo pjesë jetësore e krahinës vjen e gjallë dhe ndriçuese.
Koçi Tahiri ish deputet, agronom i lartë, ish drejtues i sindikatave, krijues i shoqatës “ Beslidhja e Gorës”, Misionar i Paqes në
“Honoris Causa” në shkencat politike nga Universiteti Katolik Amerikan në Florida, etj. njëkohësisht ka botuar me dhjetra libra me studime nga mëtë ndryshmet.
Të bën pështypje fakti që ai e krijoi shoqatën “Beslidhja e Gorës” për të ringjallur “Besëlidhjen Gorare” të vitit 1906.
Eshtë njeriu shqiptar i vërtetë që shkruan për origjinën e tij, për përkatësinë në besimin e sektit bektashian, për vullnetin dhe dashurinë për punë.

Kociu a ka qene gje oficer i korpusit te Korces ne kohen e
Parti-Enverit?
Une e kam kaluar jeten time si ushtarak , oficer ne zonen e Korces deri sa dola ne pension me renien e atij sistemi , por nuk kam degjuar per ndonje oficer me kete emer .
*Bektashizmi ne Shqiperi*-sekti fetar me atdhetar…!
Fatmir Minguli i nderuar,me ju lumte sa keni shkruar kete; PAMFLET*po e quaj une, per *MONUMENTIN-Bektashian*, me nje analize te gjere per veprimtarine e saj ne krahinen e GORES-Korces,qe mua me shpie ne*Dangelline Naimjane*e pikerisht ne Zavalan;me ato MEKAMET (i Madhie dhe i vogli),ne Perendim te fshatit,ne rrugen drejt Ogrenit,ku nise lugina e lumit Lengarices,dege e Vjoses,krah vargut malor te Taborit-vijim i mali Kokojkes,me bredhin e Otoves,kufi Frasherit dhe Kosoves .
Keq me vjen qe ato monumente fetare,prishur sa deri KISHA *Shenmeri e Zavalanit*,djegur(aksidentalisht,qe me 1971)…
Ky shembull te Gores se Oparit,nje shembull i shkelqyer qe duhet te na nxise ne Zavalanllinjve,sa tere Dangelline,ani se braktisur fshatrat pas 90tes,te rigjenerohen ato vende te SHENJTA*-dokument-monumentale-Historike-per ate fshat sa mbare Dangelline,qe duhet falenderuar Komunitetin Bektashian,ruajtur *TEQENE e FRASHERIT*simbol i*Bektashizmit Shqiptar*;Rilindasit e Mbedhenj krijuar..
Falemindrit Baba MONDIT ne Qendren Bektashiane mes Tiranes,rindertuar ne KOMPLEKS-*MONUMENT * mes Tiranes,te madhin Naim Frasheri PERJETESUAR me Bustin sa Portretin,mes asaj qendree model te Bektashizmit-Boteror.mes Frasherit te Dangellise.
Faleminderit besimtareve sa dashamireve, vizituar ate qender si rralle tjeter te lloit.cdo* 25 Maj Dite e Naimit*!Faleminderit shoqates *Vellezerit Frashesi*sa asaj *Permeti* dhe org*Pasuesve*Veterane te Permetit*