Studiuesit ç’kodojnë tingullin e rubinetit që pikon

Leda Hysa

 

Plluq, plluq, plluq…

Enigmës që fshihet pas zhurmës së rubinetit të ujit që pikon sapo i është dhënë përgjigje nga studiuesit, që propozojnë një mjet të thjeshtë për ta korrigjuar, solucion për larjen e enëve.

Nuk është pika e ujit në vetvete që gjeneron këtë zhurmë bezdisëse kur bie në sipërfaqe të lëngshme, por lëkundja e një flluske të vogël ajri krijuar gjatë impaktit dhe zvarritjes mbi sipërfaqe, nënvizojnë hulumtuesit në një studim të publikuar në “Scientific Reports”.

“Në mungesë të flluskës, nuk ka zhurmë”, deklaroi Peter Jordan, studiues CNRS në Institutin Prime atashuar në Universitetin e Poitiers dhe bashkautor i studimit.

“Duke u lëkundur, kjo flluskë ajri vibron në sipërfaqen e ujit. Kjo e fundit reagon si një boks akustik, që gjeneron zhurmën që njohim të gjithë”, shton ai.

Një plluq, pluq e shkurtër, e qartë dhe e mprehtë, që të bën nervoz gjatë natës.

Një prej autorëve të studimit, Anurag Agarwal, nga departamenti i Inxhinierisë në Universitetin e Cambridge, u interesua për këtë çështje pasi ishte shqetësuar nga zhurma e një rrjedhjeje të vogël uji që vinte nga çatia e shtëpisë së një miku.

“Ndërkohë që nuk arrija të flija për shkak të zhurmës së ujit që binte pikë pikë në një kovë, fillova të mendoj për problemin”, tregon ai.

Ai e bisedoi këtë me mikun e tij dhe një studiues tjetër.

“Ne u habitëm kur zbuluar se askush nuk kishte gjetur shkakun e këtij tingulli”, nënvizoi Anurag Agarwal.

Megjithatë, tingulli i prodhuar nga një pikë uji që bie në sipërfaqe uji është një objekt i kuriozitetit shkencor”, kujton studimi.

Mekanizmi është tashmë i njohur. Në momentin e impaktit, formohet një lloj kaviteti, më pas emetimi i një currili të vogël ujë dhe krijimi i një flluske ajri.

Studiuesit kanë kryer vlerësime me një mikrofon për analizimin e tingullit të përhapur në ajër dhe një hidrofon për të interceptuar atë që përhapet në ujë.

Përfundimi: “Pak solucion për larjen e enëve në ujë mund të zgjidhë potencialisht problemin”./Atsh

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Gjithe ai shkollim shkencore per te eleminue zhurmen Plluq, plluq, plluq…te pikes se ujit.
    Tek vendi qe rrjedh apo nuk kapet me sy vendosnji nji lidhje penit dhe pika e ujit do kalojne per gjate penit dhe nuk do ndihet kurr Plluq, plluq, plluq… i zgjidhjes se shkenctarve qesharake.Per nji cope pe.

  • Asht ma e rendesishme dhe teper kurioze vrejtja qe tregon gjermani i fundit.
    Ketu shkenctaret nuk kane nevoje te gjejne eproveten.Mbasi e kane me vete dhe shurrojne posa ti vije shurra.Por me durim te ndjekin vrejtjen e gjermanit te fundit.Pse ngel pika e fundit e shurres ne breke.Per ma teper kur nuk kemi te bajme me probleme me prostaten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *