Eshte zbuluar një verë italiane, e cila mund të cilësohet si më e vjetra pasi mendohet të jetë rreth 6000 vjeçare.
Në një qyp, i cili daton nga Epoka e Bakrit janë gjetur mbetjet e saj. Qypi eshte zbuluar në një gropë pranë qytetit të Agrigento nga një grup studiuesish ndërkombëtarë, të drejtuar nga arkeologu Davide Tanasi i universitetit të Floridas Jugore..
Shkrimi i publikuar në revistën shkencore “Microchemical Journal”, tregon se prodhimi i verës në Itali nuk ka filluar në Epokën e Bronxit, por më shumë se 2 000 vite më parë.
Aktualisht studiuesit po përpiqen të kuptojnë nëse kjo verë antike italiane ka qenë e kuqe, apo e bardhë.
