Studsmania, rikthehet stili punk

anazapta

Perçinat, dekoracionet metalike aq të përdorura në vitet ’70-’80, kanë pushtuar garderobën femërore këtë dimër.

Një ndër simbolet ikonografike të stilit punk, të cilat pak a shumë sugjerojnë imazhin e vajzës së keqe (të pabindur) i gjen këtë sezon në pothuajse të gjitha veshjet, duke nisur që nga këpucët e deri te xhupat e lëkurës.

Perçinat, të cilat në gjuhën e modës njihen si studs, i sheh në rrugët e qytetit të “stampuara” mbi çanta, çizme apo këpucë, madje edhe tek ato balerina, në materiale të ndryshme, duke nisur nga metali, tek plastika apo kristali.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *