Një stuhi e pazakontë ka rënë në Kinë. Madhësia e kokrrës së breshërit ishte sa një top golfi.
Ky breshër ka shkatërruar makina dhe shtëpi. Stuhia zgjati përreth 20 minuta, por ajo që duket e pazakontë është fakti se kokrrat e breshërit ishin të mëdha sa një top golfi.
Stuhia solli shumë dëme në disa shtëpi dhe shumë makina shihen me xhama të thyer.
Në qytetin Jinping u ndalua qarkullimi i mjeteve, madje pati dëmtime në zonat bujqësore.
Por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet asnjë viktimë nga ngjarjet.
b.b/dita
