Stuhi shiu dhe erë në Tiranë, rrëzohen pemët, Bashkia ndërhyn gjatë natës

Ornela

Tirana është përfshirë gjatë orëve të natës nga rreshje tepër të dendura të shiut dhe një stuhi e fortë ere, e cila ka shkaktuar jo pak dëme duke rrëzuar disa pemë në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit, ndërsa punonjësit e bashkisë janë në terren duke punuar për rikuperimin e dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve.

Sikurse shihni edhe nga këto foto, punonjësit e Bashkisë kanë punuar gjatë gjithë orëve të mbrëmjes dhe në mengjes për të normalizuar situatën dhe për të eliminuar rrezikun për qytetarët.

Era ka qenë aq e fortë sa ka rrëzuar edhe pemë disavjeçare në disa rrugë të kryeqytetit.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Lali zdromsi eshte ne krye te puneve duke menduar te ndertoje ndonje Kulle 50 kateshe,
    tani qe njerezit s’e kane mendjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *