Stuhia “Andrea” duket e do të prek Shkupin dhe për këtë është duke marrë masat i gjithë vendi.
“Andrea” pritet të sjellë reshje prej 50 deri 80 milimetra në metër katror.
Në takimin urgjent të qendrës së krizave drejtuar nga Dushko Veskovski, drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, janë hedhur hapa për koordinimin e aktiviteteve dhe janë caktuar detyrimet mes ndërmarrjeve publike, brigadës së zjarrfikësve, shërbimeve inspektuese dhe komunat e tjera dhe institucionet shtetërore.
takipci satın al
Përpara fillimit të stuhisë, po kontrollohen pusetat dhe kanalet e drenimit, ndërsa banorët janë këshilluar të mos parkojnë poshtë pemëve, e po kështu, në rast rrufeje të mos qëndrojnë nën to apo në vende të hapura.
“Apelojmë për lëvizje me kujdes afër rrjedhave të ujit dhe kanaleve të thata, në pjesët e skajshme perëndimore, jugperëndim dhe veriperëndim, ku ekziston mundësi për derdhje lokale dhe paraqitje e mundshme e rrëshqitjeve të dheut dhe erozionit, veçanërisht në aksin rrugor Mavrovë-Dibër-Strugë. Krahas këtyre rajoneve, vëmendje të veçantë mundësi të shfaqen derdhje lokale duhet t’iu kushtohet grykave rreth malit Kozhuv dhe zonës Gjevgjeli-Vallandovë”, thotë Drejtoria.
l.h/ dita
