Stuhia e borës u merr jetën 9 alpinistëve

Leda Hysa

Të paktën nëntë alpinistë vdiqën gjatë një stuhie të fuqishme bore, e cila goditi kampin e tyre në shpatin e malit Gurja në PERËNDIM TË Nepalit. Sipas Wangchu Sherpa, drejtor i Trekking Camp Nepal, viktimat janë pesë koreano-jugor, nga ekspedita Gurja Himal, 2018, duke përfshirë udhëheqësen e ekipit Kim Chang-ho dhe katër nepalezë që ishin pjesë e së njëjtës ekspeditë.

Një helikopter shpëtimi në vendngjarje konfirmoi se kishte parë tetë trupa në rrënojat e kampit, por nuk ishte në gjendje të qëndronte për shkak të kushteve të këqija. Një alpinist i nëntë ende nuk është gjetur.

Mediat lokale raportojnë se alpinistja e Koresë së Jugut Kim Chang-ho, personi më i shpejtë në majat e 14 maleve më të larta në botë pa përdorur oksigjen shtesë, është ndër viktimat.

“Ne supozojmë se incidenti ka ndodhur për shkak të një stuhie të fortë bore, sepse pemët janë thyer dhe tenda. Edhe trupat e vdekur janë të shpërndarë”, tha zëdhënësi i policisë Sailesh Thapa për AFP.

Organizatorët e ekspeditës ngritën alarmin pas humbjes së kontaktit me grupin. Një ekip i shpëtimit të policisë është nisur në këmbë drejt vendit të ngjarjes, ndërsa ekipi i helikopterit shpreson të kthehet në kamp të dielën, nëse kushtet e motit përmirësohen.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *