Një aeroplan i madh pasagjerësh po luftonte me erën e fortë në Gjermani teksa përpiqej për t’u ulur në aeroport.
Avioni Airbus A380 me 500 pasagjerë në bord, është avioni më i madh i pasagjerëve në botë. Avioni nga Emiratet u filmua duke u përpjekur që të ulej në aeroportin e Düsseldorf të enjten.
Ndërsa ulja e avionit ishte relativisht e qetë, problemet filluan kur rrotat prekën me asfaltin.
Për disa momente, avioni u lëkund nga njëra anë, në tjetrën, ndërsa piloti përpiqej të mbante situatën nën kontroll.
Gjermania Veriore është goditur nga stuhi të fuqishme ditët e fundit, duke shkaktuar disa viktima.
