Stuhia në Teksas, Biden gati të shpallë gjendjen e katastrofës

time

Gjendje e katastrofës së madhe në Teksas nga stuhia e motit të ftohtë që ka gjunjëzuar shtetin amerikan prej 1 jave.

Kjo është strategjia e presidentit Joe Biden, i cili synon t’i hapë rrugën shpenzimit të më shumë fondeve federale për të ndihmuar zonën e prekur nga temperaturat rekord të ulëta.

Elektriciteti po rikthehet në shtet, teksa pritet që në ditët në vijim moti të përmirësohet. Megjithatë rreth 13 milionë teksanë po vuajnë akoma mungesën e ujit të pastër.

Biden njoftoi se do të vizitojë Teksasin, për sa kohë që prezenca e tij atij atje të mos jetë pengesë për të ndihmuar njerëzit e prekur. Rreth 60 persona kanë humbur jetën përreth Shteteve të Bashkuara nga moti i ftohtë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me guvernatorin e Teksasit, shtetin më të goditur, për të siguruar qasjen në burimet qeveritare.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *