Probleme me furnizimin me energji elektrike ka pasur prej katër ditësh në Parkun Kombëtar të Valbonës prej reshjeve të shumta të dëborës.
Nga stuhitë e forta janë rrëzuar shtyllat dhe janë dëmtuar linjat në rrjetin e brendshëm, gjithashtu, pa energji kanë mbetur edhe disa fshatra të thella në njësinë administrative të Lekbibaj.
Ndërkohë, temperaturat në këtë zonë janë të ulëta ndërsa trashësia e borës bën të pamundur çdo lëvizje. Punonjësit e OSHEE kanë shkuar në zonë, por siç mësohet nuk kanë mundur të rikthejnë energjinë për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë.
h.b/dita
