Studentët shqiptarë nga Shkupi të cilët ishin pjesëmarrës në garën globale të organizuar nga Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA- “NASA space app challenge”, kanë arritur rezultat të jashtëzakonshëm. Grupi i përbërë prej studentëve shqiptarë ka fituar çmimin e parë në konkurrencë prej 30 grupeve. Të votuar nga 150 pjesëmarrësit në garë, u zgjodhën si projekti më i mirë, duke u kualifikuar në konkurimin global në mesin e 100 shteteve. Ekipi i formuar nga organizata LSU DECA (Suad Saliu, Blerant Ramadani, Artan Rahmani, Visar Zejnullahu dhe Jovan Andonov) punoi 40 orë pothuajse pandërprerë. “Projekti në të cilin kemi punuar ka qenë një aplikacion, i cili do t’ia lehtësojë njerëzve në përgjithësi udhëtimin në vende të reja, sidomos në vende të cilat janë pak të disponueshme dhe do t’u ofrojë shkencëtareve informacione më të hollësishme rreth disa cilësive të fushave të tyre të hulumtimit. “Android aplikacioni” është map (hartë) e gjithë globit, në të cilën secili do të mund të kontribuojë për ta ndryshuar dhe shtuar informacione të rëndësishme më të tjerët. Me këtë arritje ata futen në garën globale për të fituar një udhëtim për në Florida dhe për të parë hedhjen e raketave për në hapësirë në mënyrë direkte. Kjo garë është zhvilluar për të tretën herë në 100 vende të botës, përfshi këtu edhe Maqedoninë, ndërsa qëllimi është të gjenden zgjidhje për problemet me të cilat përballen në hulumtimet e tyre shkencëtarët e saj. Ne u lidhëm me liderin e grupit, Suad Saliu, i cili na ka folur më gjatë për këtë pjesëmarrje dhe pasioni e tij për teknologjikë
Suad, ju jeni shumë i njohur në Shkup, por na tregoni diçka për veten që t’iu njohin edhe shqiptarët e Shqipërisë?
Jam Suad Saliu, studioi në Universitetin “Sh. Qirili dhe Metodi”, Fakulteti i Shkencave Informative dhe Inxhinierisë Kompjuterike në Shkup, ku edhe jam i angazhuar si ndihmës asistent. Jetoj në Shkup, jam 21 vjeç.
Si arritët të merrnit pjesë në këtë konkurs ku keni fituar edhe vendin e parë?
Konkursi ka qenë i hapur. Ne kemi konkurruar në emër të organizatës së vetme shqiptare që funksionon në këtë Universitet – LSU DECA. Unë jam njëkohësisht edhe kryetar i organizatës. Kemi qëndruar 2 ditë (12 – 13 prill), diku rreth 40 orë.
Më cilin projekt u paraqitët?
Projekti në të cilin kemi punuar ka qene një aplikacion, i cili do tua lehtësojë njerëzve në përgjithësi udhëtimin në vende të reja, sidomos në vende të cilat janë pak të kapshme dhe do t’u ofrojë shkencëtarëve informata më të hollësishme rreth disa cilësive të fushave të tyre të hulumtimit. ‘Android aplikacioni’ është harte e gjithë globit, në të cilën secili do të mund të kontribuon për ta ndryshuar dhe shtuar informata të rëndësishme me të tjerët.
Ka ndonjë gjë të veçantë ky aplikacion?
E veçantë e këtij aplikacioni është ai se mund të punohet offline, pa internet me ndihmën e disa antenave, të cilat do të vendosen në vende malore, ku nuk mbërrin interneti dhe do të shërbejnë për të komunikuar me klientët. Për shkak të mungesës së rrymës, këto antena mund të marrin rrymë nga burime tjera, si era dhe lumenjtë. Projekti kërkon investim, të cilin besoj se NASA mund të na e ofrojë.
Është hera e parë që merrni pjesë në një konkurs të tillë?
Si ekip është hera e parë që marrim pjesë, individualisht kemi rezultate të shkëlqyeshme në gara te ndryshme (gjithë 5 antarët e ekipit), sidomos në gara matematikore.
Mund të themi që ju jeni shkencëtarët e ardhshëm?
Nuk do ta kishim cilësuar veten si shkencëtarë shqiptarë, pasi ndjejmë se duhet edhe shumë vite pune dhe sakrificë për ta fituar atë titull.
Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Unë do të vazhdoj studimet në sferën që kam filluar, domethënë shkencat kompjuterike, por ende nuk jam i vendosur më konkretisht se me cilën pjesë do të fokusohem. Gjithashtu kam dileme se a do të vazhdoj të në sferën shkencore apo do te kyçem në industri.
Çfarë do të thotë për ju ky çmim?
Ky çmim është mjaft i rëndësishëm për ne, për arsye se na hapë dyert që projektin të cilin e kemi filluar, të mund ta përfundojmë. Gjithashtu me këtë çmim jemi një hap më afër drejt udhëtimit në NASA-s, ku do të mundemi ta shohim “live” ngritjen dhe hedhjen e anijes kozmike si dhe ta vizitojmë qendrën e tyre duke u njoftuar për së afërmi me punën e tyre.
Qëndroni shumë përpara kompjuterit?
Që kur kam filluar të studioj informatikën, qëndroj shumë përpara kompjuterit, pothuajse gjithë kohën.
Ke një dëshirë, një ëndërr?
Dëshira ime më e madhe është që të shoh një botë më të mirë si për shqiptarët, ashtu edhe për gjithë kombet tjera në përgjithësi, botë e cila do të udhëhiqet nga drejtësia dhe botë e futur në paqe pa luftëra. Dua t’i shoh shqiptarët prijësa të shkencës !
Po nga ana profesionale, çfarë dëshiron?
Dëshiroj të arrij në MIT (Massachusetts Institute of Technology), ndoshta për studime postdiplomike. Një tjetër dëshirë që kam është të krijoj një aplikacion, i cili do të jetë në dobi për gjithë botën.
Ju lumte djema. Ju, dhe ata qe jane si Ju ne sferat perkatese, na bejne te ndihemi me te drejte krenare. Suksese ne realizimin e endrres Tuaj!
Bravo. Krenar per ju!
JU LUMTE E BROVO,FAQE BARDHE PER VENDIN E KOMBIN TUAJ.1000 URIME PER TE GJITH JU
Ju lumte djema.
Na beni dhe ne krenar.
Suksese
jam shume i kenaqur me kete njoftim entuziast. Bravo fituesve.
Une do te kisha deshire te komunikoj me keto te rinje, per te pare mundesine e bashkepunimit dhe mbeshtetjes se tyre ne rradhe te pare per te zhvilluar kete produkt per zonat tona te thella malore te Alpeve shqiptare, Korabit ku na bashkojne edhe teritore te perbashketa Maqedoni – Kosove – Shqiperi – Mali i Zi.
Ne keto rajone ne kemi zhvilluar projekte interesante te turizmit malor, edhe si projekte nderkufitare. te rinjte mund te me kontaktojne me adresen e E mailit: [email protected] ose ne numrin e telefonit 00355692029117. Edhe nje here pergezime Ismaili
Urime cuna,vazhdoni rrugen qe kini nisur.
Ju lumte po i tregoni botes se Shqipetaret nuk jane njerez te dores 3té por jemi populli me i vjeter ne Ballkan Zoti julante gjithmon bashke per te miren e njerzimit per te miren e globit ku jetojme jeni te mrekullushem.
.Le te mbushen xhamite vetem me pleq dhe shkollat me rini