Ditët kalojnë, por nuk shuhen polemikat mbi episodin më të famshëm deri më tani të këtij botërori. Tashmë pas ironizimeve të shumta ndaj gjestit të kafshimit në sfidën me Italinë, dhe ndëshkimit të FIFA-S, Suarezi gjen rrugëdalje duke gënjyer, por e vështirë për t’u besuar:
“Nuk ndodhi në asnjë mënyrë ashtu sic është përshkruar, pra një kafshim apo një tentativë për të kafshuar, – ka shkruajtur Suarezi në një letër që mban datën 25 qershor dhe që i është dorëzuar FIFA-s. Uruguaji ka paralajmëruar apelimin ndërsa Suarezi shpjegon versionin e tij mbi episodin për të cilin inkriminohet”.
Pas impaktit humba ekuilibrin, – lexohet më tej në letër, – në këtë mënyrë trupi im u bë i paqëndrushem dhe rashë mbi pjesën e sipërme të kundërshtarit. Në atë moment, përplasa fytyrën me lojtarin duke pësuar një dëmtim të lehtë në mollëz dhe ndjeva një dhimbje të fortë mes dhëmbëve”.

Ju duket një humbje ekuilibri?

Kielini duke protestuar dhe treguar kafshimin e Suarezit

Edhe Mataraci provokoj Zidane po u rrahe duke e pare e gjith bota.
Une kam komentuar per kete kanibal qe me pare duke permendur Dhembet e tij si ganxhe ,por nuk me kishte shkuar ne mendje se ai do te KAFSHONTE .
Kuptohet qe ky gjest eshte pjese e karakterit te tij ,eshte e lindur dhe ai do te vazhdoje qe te kafshoje perseri .
Insinuata e tij se HUMBA EKUILIBRIN eshte e stisur dhe eshte hartuar nga Krimbat qe e mesojne ate nga avokatet e tij qe i marrin eurot.
pavaresisht se Kielini luan fort dhe nderhyn ashper ,ai KIELINI nuk eshte KRIMINEL sikur ky pisi ,pavaresisht se KIELINI e egzagjeroi ,por kjo ne nje sfide me lufte nervash ,eshte pjese e lojes te ciles KIELINI i sherbeu me zgjuarsi .
SUAREZ duhej denuar akoma me shume .
PEPE gjithashtu eshte vellai SIAMEZ i SUAREZIT .
nejse se Ata u eleminuan vetem per shkata te Suarez…