Suarez, ‘përbindëshi’ i golave që frikëson trajnerët

anazapta

Trajneri i West Hamit, Sam Alardyce, e ka përshkruar sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez, si një prej lojtarëve më të mirë në botë.

West Hami do të provojë të ndalë Liverpoolin këtë fundjavë në një detyrë shumë të vështirë në luftën për mbijetesë dhe Allardyce ka pasur vetëm fjalë të mira për uruguaianin.

“Për momentin unë mendoj se Liverpooli, në aspektin e formës dhe rezultateve, është duke operuar në një 100 përqindësh”, trajneri i West Hamit.

“Kur keni dy sulmues kualitativ atëherë ekipi e di se kujt duhet t’ia gjuajë topin dhe e di se për kë duhet të punojë. Për momentin Suarez është në top dy-tre lojtarët më të mirë në botë. Përkushtimi që ka treguar për Liverpoolin është i jashtëzakonshëm, e për këtë arsye e ka bërë shumë të mirë përkundër problemeve që ka pasur”, u shpreh Allardyce.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *